Ushtari rus kapet rob në Ukrainë, shihet derisa ushqehet nga civilët ukrainas
Ushtari rus kapet rob në Ukrainë, shihet derisa ushqehet nga civilët ukrainas 02.03.2022 | 11:11
Një video që me sa duket tregon një ushtar rus të kapur në Ukrainë po bën xhiron në rrjetet sociale, kryesisht në Twitter. Kjo video tregon momentin kur ushtarit i ofrohet ushqim dhe çaj nga vendasit ukrainas, derisa të njëjtit e lejuan atë që ta telefononte edhe nënën e tij, transmeton Gazeta Metro.
 
Gazetari i The Wall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore, shkroi se shumë nga trupat ruse janë adoleshentë dhe që nuk ia kanë idenë se pse bëhet kjo luftë.
 
Në anën tjetër edhe një gazetare e Kyiv Independent, Anastasiia Lupatina deklaroi se ushtari rus i dorëzuar në Ukrainë ishte mirëpritur nga vendasit.
 
Tashmë janë bërë shtatë ditë që kur Rusia filloi një sulm në Ukrainë, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.
 
Autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën mbi 2,000 civilë në vend.
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave