6 prilli, ora 08:00 sipas orës lokale, është afati i fundit që Presidenti i SHBA’së i dha teokracisë terroriste islamiste të Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, transmeton Gazeta Metro.
Në të kundërtën ka paralajmëruar pasoja të rënda për fushën energjetike të saj, dhe shkatërrim total.
Vendim të tillë Trump mori pas refuzimit të 15 pikësh që SHBA’ja ia bëri Iranit për t’i dhënë fund përfundimisht luftës dhe sulmeve ndaj regjimit atje.
Regjimi i egër islamist i Iranit dyshon se përpjekja e Donald Trump për bisedime paqeje është një tjetër mashtrim, përderisa, SHBA-ja ua ka bërë të qartë iranianëve se Trump është serioz dhe ka përmendur mundësinë e përfshirjes së zëvendëspresidentit JD Vance në negociata si dëshmi për këtë.
Të mërkurën Irani e ka njoftuar SHBA-në përmes ndërmjetësve se e refuzon propozimin me 15 pika të administratës Trump për negociata./gazetametro.net