‘Evropa nën cunami kokaine’: Agjencia europian kërkon përdorimin e ushtrisë kundër narko-terroristëve
‘Evropa nën cunami kokaine’: Agjencia europian kërkon përdorimin e ushtrisë kundër narko-terroristëve 17.07.2026 | 02:31
Ky zhvillim vjen pikërisht në kohën kur një oficer i agjencisë amerikane DEA e quajti si një ‘cunami kokaine’ rrugët e trafikimit të narkotikëve ilegal nga Amerika jugore drejt Evropës, transmeton Gazeta Metro.
 
Agjencia kryesore evropiane e luftimit të trafikimit të narkotikëve ilegalë ‘MAOC’ ka lëshuar një memorandum pranverën e këtij viti ku thërret për veprim urgjent shteteve anëtare për t’u lejuar përdorimin e forcës në ndjekjet detare, ku u lejohen taktika të ndalimit të motorëve dhe hapjes së zjarrit sipas dokumenteve sekrete siç raportuan gazeta amerikane Washington Post, televizioni publik gjerman NDF, gazeta franceze Le Monde mes tjerash.
 
Një operacion i Marinës Luftarake të Francës në ndalimin e barkave të shpejta të trafikantëve ishte hapur zjarr nga një snajperist francez prej heklikopteri  që kishte ndaluar motorin. Kjo ishte hera e parë që një ushtri europiane hap zjarr ndaj një barke të tillë që kanë kapacitetin për të pritur në det të hapur anijet e mëdha transportuese nga Amerika Jugore në transportin e mijëra tonelata kokainë në europë.
 
Zyrtarët detarë francezë kanë mbështetur planin e MAOC për të përdorur taktika ushtarake në operacionet e tyre duke e theksuar se autoritetet kishin mundësi të ndalin vetëm një pjesë të lundrave të kontrabanduesve për shkak të mungesës së aseteve në marinë sipas Washinngton Post.
 
Derisa 100 ton kokainë janë konfiskuar si rezultat i veprimtarisë së MAOC vitin e kaluar, agjencia kalkulon 770 ton kanë depërtuar në Evropë.
 
Sipas raporteve barkat me të cilat transportojnë trafikantët janë optimizuar me motorë të fuqishëm me kapacitetet të lëvizjes me një shpejtësi prej 130 kilometrash në orë dhe konsumojnë 50 deri në 60 litra në kapacitetin e plotë të lëvizjes. Megjithës kushtojnë qindra mijëra dollarë ata janë shpenzim u ultë për kartelet të cilave dërgesat u shiten mbi 100 dollarë amerikanë.
 
Xhirime të këtyre barkave të shpejta kanë dalë në rrjet me video në TikTok e Instagram që xhirohen nga skuadrat e tyre. Ato sipas raportit të medias holandeze NRC janë të ngarkuara me derivate shtesë dhe kontejnerë me kanabis ose kokainë.
 
@rife.rifenio♬ sonido original – rife rifeño
 
Kreu i agjencisë së luftës kundër narkotikëve së Francës, Dimitri Zoulas  e krahasoi situatën në Atlantik me filmin apokaliptik ‘Mad Max’. “Ky fenomen nuk është parë në Evropës, jo në këtë shkallë”.
 
Admninistra Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë ka mbi një vit që ka nisur operacionet anti-trafikantëve të narkotikëve duke i shpallur si organizata terroriste dhjetëra prej tyre duke i mundësuar ushtrisë dhe marinës të përdorin forcë vdekjeprurëse ndaj tyre./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.