Bordi i Paqes i kërkon Këshillit të Sigurimit të ushtrojë presion për çarmatimin e Hamasit
Bordi i Paqes i kërkon Këshillit të Sigurimit të ushtrojë presion për çarmatimin e Hamasit 20.05.2026 | 02:46
Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ushtrojë presion mbi Hamasin që të çarmatoset.
 
Sipas një raporti që pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit, refuzimi i Hamasit për të dorëzuar armët mbetet pengesa kryesore për zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit.
 
Raporti thekson se rindërtimi i Gazës nuk mund të nisë pa çarmatosjen e grupeve të armatosura. Dokumenti argumenton se dorëzimi i armëve është kusht thelbësor për tërheqjen graduale të forcave izraelite, krijimin e një administrate civile palestineze dhe avancimin e procesit drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze, , sipas AP.
 
Kreu i Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, ka deklaruar se armëpushimi i hyrë në fuqi në tetor ka ngecur pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çarmatosjen e Hamasit.
 
Sipas tij, kjo çështje është vendimtare për përparimin e të gjitha elementeve të planit të paqes.
 
Nga ana tjetër, Hamasi e ka kundërshtuar raportin, duke e cilësuar atë si të njëanshëm dhe duke akuzuar Izraelin për moszbatim të detyrimeve të marra në fazën e parë të armëpushimit.
 
Organizata palestineze pretendon se kufizimet në hyrjen e ndihmave dhe materialeve për rindërtim vazhdojnë të rëndojnë situatën humanitare në Gaza.
 
Raporti evidenton gjithashtu se shkeljet e armëpushimit vazhdojnë pothuajse çdo ditë.
 
Ndërkohë, kushtet e jetesës në Gaza mbeten shumë të vështira për rreth dy milionë banorët e saj, ndërsa përpjekjet për rindërtim dhe stabilizim politik vazhdojnë të pengohen nga mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.