Dhimbja e Papës Leoni XIV për viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë
Dhimbja e Papës Leoni XIV për viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë 29.10.2026 | 03:25
Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa shpreh afërsinë e tij shpirtërore me njerëzit e përfshirë në përplasjen tragjike mes dy trenave të shpejtësisë së lartë, ndodhur dje, më 28 tetor, në Toledo, me një bilanc prej më se 60 viktimash. Ati i Shenjtë u shprehl ngushëllimet familjarëve të viktimave, duke inkurajuar ekipet e ndërhyrjes së shpejtë të vijojnë operacionet e shpëtimit.
 
Papa Leoni XIV shprehet «thellësisht i pikëlluar» për «lajmin e dhimbshëm» të përplasjes tragjike ndërmjet dy trenave të shpejtësisë së lartë, ndodhur dje, më 28 tetor, në zonën spanjolle të Urda-s, pranë Toledos. Bilanci i viktimave është i rëndë: mbi 60 të vdekur dhe 180 të plagosur. Ati i Shenjtë siguron lutje për viktimat në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kryeipeshkvit të Toledos, imzot Francisco Cerro Chaves.
 
Lutja për ekipet e ndërhyrjes së shpejtë
 
Në tekst, Leoni XIV u shpreh «ngushëllimet e tij të sinqerta familjarëve të njerëzve, që kanë humbur jetën», duke vënë njëkohësisht në dukje «shprehjet e ngushëllimit, kujdesit të përzemërt dhe urimet për shërim të shpejtë për të plagosurit».
 
Gjithashtu, Papa i inkurajon anëtarët e ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë të vijojnë me këmbëngulje operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës, duke u dhënë me gjithë zemër «bekimin e tij apostolik, si shenjë shprese në Zotin e Ringjallur»./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.