Hiroshima e Nagasaki, pas 81 vjetësh. Fillojnë "dhjetë ditët e lutjes për paqe"
Hiroshima e Nagasaki, pas 81 vjetësh. Fillojnë "dhjetë ditët e lutjes për paqe" 07.08.2026 | 01:43
Në përvjetorin e bombardimeve të dy qyteteve, konferenca ipeshkvnore Japoneze fton për të reflektuar mbi rëndësinë e fjalëve "Kurrë më", britmë universale e nisur në vitin 1945, në fund të Luftës II Botërore. Kardinali Isao Tarcisio Kikuchi, në thirrjen e tij, na nxit të kujtojmë viktimat e shumta dhe fatkeqësitë ambientale shkaktuar nga bombardimet atomike: "Vijojmë të lutemi edhe sot për realizimin e paqes".
 
Si çdo vit, nga 6 gushti, dita e shpërthimit atomik të Hiroshimës, e deri më 15 gusht, data e dorëzimit të Japonisë, do të zhvillohen "Dhjetë ditët e lutjes për paqe". E përuruar në vitin 1981, nisma i përfshin gjithë të krishterët në vend, që thirren të bashkohen për të përkujtuar viktimat e bombardimeve.
 
Por për Konferencën ipeshkvnore katolikë të Japonisë (Cbcj), reflektimi nuk mund të ndalet në të kaluarën. "Luftërat dhe konfliktet po përhapen në mbarë botën", vërejti Kardinali Isao Tarcisio Kikuchi, kryetar i Cbcj , në mesazhin e tij kushtuar përvjetorit. "Çdo person i plagosur a që e humbet jetën përmes dhunës, është qenie njerëzore e krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit: e gjëja më e keqe është se një dhunë e tillë justifikohet si 'e pashmangshme', duke shpërfillur parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare".
 
"Ne duhet të mësojmë nga përvoja e 80 viteve më parë", vazhdoi Kikuchi, duke na nxitur të mos e ulim vigjilencën tonë dhe të ndërtojmë një kulturë paqeje, të rrënjosur në respektin për dinjitetin njerëzor. Ftesa e ipeshkvijve është e qartë: të përdorim përvojën e së kaluarës për të vënë në pikëpyetje të ardhmen dhe të angazhohemi me vendosmëri për paqen, sot e për brezat e ardhshëm.
 
Nyja e pacifizmit në Japoni
 
Në mesazhin e tij, imzot Kikuchi, Kryeipeshkëv Metropolit i Tokios, nuk harron të përmendë situatën aktuale në Japoni. Duke pasur parasysh ndryshimet e fundit të Kushtetutës, rreth ushtrimeve të ligjshme të vetëmbrojtjes kolektive dhe disa vendime të qeverisë, siç janë vendosja e raketave me rreze të gjatë veprimi, rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe pëlqimi për eksportin e armëve vdekjeprurëse në kushte të caktuara, për Kryeipeshkvin ka rëndësi të mbrohet forca e vlerave pacifiste, të cilat mbështesin doktrinën e "mbrojtjes ekskluzive", e diktojnë udhëzimet për politikat e sigurisë së Japonisë. "Pacifizmi i Kushtetutës nipponike - shkruan prelati - qëi sanksionon heqjen dorë nga lufta dhe mirëmbajtjen e forcave të armatosura, përfaqëson një mësim të rëndësishëm të dalë nga shkatërrimi i luftës. Duhet të ndalemi për të reflektuar nëse erozioni gradual i këtij shpirti dhe ndërtimi ushtarak pa debat të përshtatshëm kombëtar do të çojë në vendosjen e paqes së vërtetë".
 
Solidaritet dhe shpresë, së bashku për paqen
 
Presidenti i Konferencës ipeshkvnore Japonezë zhvilloi, së fundi, një reflektim të thellë mbi vlerën e paçmuar të jetës: "Çdo jetë është dhuratë e çmuar nga Zoti, që të gjithëve u jep dinjitet. Mbrojtja e këtij dinjiteti është pika fillestare e paqes".
 
Ndërtimi i paqes, prandaj, duhet të jetë dëshirë e përbashkët dhe proces kolektiv:
 
"Ta ndërtojmë, pra, paqen së bashku! E të lutemi dhe të veprojmë për paqen. Ta kalojmë nga brezi në brez kujtimin e vlerës së paçmuar të jetës. Të zgjedhim fjalë dashurie, në vend të fjalëve të fuqisë dhe të kultivojmë qytetërimin e dashurisë".
 
Këto fjalë jehojnë në ditën kur kujtojmë viktimat e Hiroshimës dhe Nagasakit dhe na nxisin të tregojmë solidaritet e dhembshuri për të gjithë ata që ende vuajnë pasojat shkatërruese të luftës sot.
 
E kjo, edhe dëshira e përbashkët për ta mbrojtur e për ta jetuar jetën!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.