Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamje që tregojnë sulmet ndaj njërit prej sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore, në kuadër të një operacioni më të gjerë të kryer në Iranin perëndimor dhe qendror, përcjell Gazeta Metro.
Sipas ushtrisë izraelite, dhjetëra avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite (IAF) morën pjesë në sulmet që goditën nëntë sisteme të mbrojtjes ajrore iraniane. IDF pretendon se objektivat u neutralizuan gjatë operacionit.
Ushtria izraelite tha se shkatërrimi i këtyre sistemeve zgjeron epërsinë ajrore të Izraelit mbi territorin iranian dhe i mundëson vazhdimin e operacioneve kundër objektivave që i konsideron kërcënim.
Sipas deklaratës së IDF-së, operacionet do të vazhdojnë me synimin për të eliminuar kërcënimet ndaj qytetarëve izraelitë./gazetametro.net
The IDF released footage showing strikes on one of nine Iranian air defense systems hit by dozens of IAF fighter jets across western and central Iran. The military says destroying the systems expands Israeli aerial superiority over Iran, with the goal of continuing to remove… pic.twitter.com/8Mc9HaJeEI
— Open Source Intel (@Osint613) June 8, 2026