Kolumbi, tërmet i fuqishëm: ipeshkvijtë bëjnë thirrje për solidaritet
Kolumbi, tërmet i fuqishëm: ipeshkvijtë bëjnë thirrje për solidaritet 11.08.2026 | 03:17
Tërmeti goditi pjesën perëndimore të vendit dhe u ndie në pjesën më të madhe të Kolumbisë. Deri tani, numri i të vdekurve të konfirmuar është mbi 130 dhe gati 600 të plagosurit. Pereira është qyteti me numrin më të lartë të viktimave, ndërsa në Manizales, ndërtesat, spitalet, shkollat dhe vendet e kultit janë dëmtuar rëndë. Gjashtë aeroporte janë mbyllur për inspektim. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
 
Një tërmet i fuqishëm goditi Kolumbinë perëndimore dje, më 10 gusht, duke shkaktuar mbi 130 vdekje dhe 570 të plagosur të konfirmuar, po bilanci nuk është përfundimtar. Dëme të shumta në disa qytete, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë të kërkojnë këdo, që është bllokuar nën ndërtesat e shembura. Tërmeti, me magnitudë 7.4 gradë të shkallës Richter, sipas raporteve të publikuara në orët pas ngjarjes, e pati epiqendrën në zonën e San José del Palmar, në departamentin Chocó në Kolumbinë perëndimore. Ai u dëgjua në një pjesë të madhe të Kolumbisë, në Ekuador e në Panama.
 
Pereira, qyteti më i goditur
 
Situata më serioze është në Pereira, një nga qytetet kryesore në Kolumbinë perëndimore. Tërmeti preku një zonë të gjerë dhe vlerësimi i dëmit të përgjithshëm është i ndërlikuar. Pasojat ishin veçanërisht të rënda edhe në Manizales. Sipas raporteve fillestare, më se dhjetë ndërtesa janë shkatërruar plotësisht dhe mbi njëzet struktura banimi janë dëmtuar në shkallë të ndryshme. Edhe spitalet, shkollat ​​dhe kishat janë dëmtuar rëndë, si për shembull, katedralja e Manizales. Rrënojat në rrugë dhe infrastrukturat e dëmtuara i kanë bërë autoritetet t’i kërkojnë popullsisë të mos i afrohet objekteve në rrezik. Tërmeti shkaktoi shembje edhe në Cali, me njerëz të bllokuar nën rrënoja dhe dëmtime në objektet e kujdesit shëndetësor. Po kështu edhe në Quibdó, kryeqendra e departamentit Chocó. Gjashtë aeroporte janë mbyllur për verifikime.
 
Kisha lokale në veprim
 
Presidenca e Konferencës Ipeshkvnore Kolumbiane shprehu solidaritet dhe lutje për viktimat, të zhdukurit, të plagosurit dhe familjet e prekura, duke ia besuar Zotit punën e skuadrave të shpëtimit. Ipeshkvijtë deklaruan se emergjenca nuk mund të përballohet vetëm me forcat e zonave të dëmtuara, por kërkon që vendi ta shohë veten si një familje unike dhe t'u përgjigjet vuajtjeve me bujari, përgjegjësi e solidaritet. Ipeshkvijtë kanë bërë thirrje të shumta për zonat e dëmtuara dhe bankat e ushqimit janë mobilizuar, duke nisur fushata për të mbledhur ndihma, që do t’u shpërndahen të mbijetuarve. “Nga Manizales, Pereira dhe Cali, ipeshkvijtë u qëndrojnë përkrah bashkësive dhe po koordinojnë përpjekjet për ndihma”, shkruajnë prelatët në një deklaratë zyrtare, duke shprehur afërsinë e tyre me “ata, që vuajnë pasojat e kësaj emergjence” dhe duke u drejtuar “një mendim të veçantë organizatave të ndihmës, autoriteteve, personelit mjekësor, vullnetarëve, funksionarëve publikë, anëtarëve të forcave të rendit dhe të gjithë njerëzve të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.