Bashkimi Evropian është angazhuar në përpjekjet për përballimin e pasojave të tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin Choco në Kolumbi, transmeton Gazeta Metro.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur se të dhënat nga sistemi satelitor Copernicus po përdoren për të ndihmuar ekipet që po punojnë në terren. Sipas saj, informacionet e mbledhura nga satelitët po shërbejnë për të vlerësuar dëmet në zonat e prekura dhe për të orientuar më mirë operacionet e kërkim-shpëtimit.
“Zemra e Evropës është me popullin e Kolumbisë pas tërmetit të tmerrshëm në rajonin Choco”, deklaroi ajo.
Von der Leyen theksoi gjithashtu se BE-ja mbetet e gatshme për të ofruar ndihmë shtesë nëse autoritetet kolumbiane kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme gjatë përballimit të situatës./gazetametro.net