Ajo që nisi si një fushatë për t’i zvogëluar kapacitetet bërthamore të Iranit dhe për t’i dobësuar rrjetet e tij globale të terrorizmit, është shndërruar në një mosmarrëveshje për kontrollin e një prej rrugëve tregtare më të rëndësishme në botë.
Lufta me Iranin është kthyer në një betejë për Ngushticën e Hormuzit, një pikë strategjike globale për transportin e naftës, gazit natyror, plehrave kimike dhe mallrave të tjera.
Nëse konflikti përfundon me Hormuzin nën kontrollin e përhershëm të Iranit – ose të Shteteve të Bashkuara – kjo mund të shënojë fillimin e fundit të parimit të kalimit të lirë në detet e hapura, një koncept që ka qenë themel i tregtisë globale për shekuj me radhë.
“Kjo mund të krijojë një precedent të rrezikshëm dhe ta bëjë tregtinë ndërkombëtare detare shumë më të kushtueshme, një kosto që në fund do t’u transferohet konsumatorëve”, i tha CNN-it Erik Grundt, analist i lartë në kompaninë konsulente Rystad Energy.