Lamtumirë Papa Francesku! Liderë botërorë, mbretër dhe delegacione nga 160 vende morën pjesë në ceremoni
Lamtumirë Papa Francesku! Liderë botërorë, mbretër dhe delegacione nga 160 vende morën pjesë në ceremoni 26.04.2025 | 00:00
Papa Françesku u përcoll për në banesën e fundit. Ceremonia mortore nisi me ritet në Kapelën Sistine. Lutjet u mbajtën në latinisht, traditë e zakonshme për shërbimet kishtare të Vatikanit.
 
Trupi i pajetë i Atit të Shenjtë u mbajt mbi supe duke dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit, ndërsa të pranishmit e shoqëruan me duartrokitje. Sakaq, mbi arkivolin prej druri të Papa Françeskut ishte vendosur Ungjilli i hapur.
 
10 mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë, përfaqësues fetarë si dhe mbi 250 mijë besimtarë nga e gjithë bota ishin të pranishëm në ceremoni. Pjesëmarrës ishin edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, ish-presidenti amerikan Joe Biden, ai i Ukrainës Volodymir Zelensky, kreu i shtetit francez Emmanuel Macron, si dhe Princi William nga Britania e Madhe.
 
Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, përshkroi jetën e Papës së ndjerë si një rrugëtim të përkushtuar ndaj të tjerëve, “deri në ditën e fundit të jetës së tij tokësore.”
 
“Imazhi i fundit që kemi për të, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë, është ai i të dielës së kaluar, të dielën e Pashkëve, kur Papa Françesku, megjithë problemet e tij të rënda shëndetësore, donte të na bekonte nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit. Me lutjet tona, ne tani ia besojmë shpirtin e Papës sonë të dashur Zotit, që t’i japë atij lumturi të përjetshme në vështrimin e ndritshëm dhe të lavdishëm të dashurisë së Tij të pamasë.”
 
Pas përfundimit të meshës mortore në Vatikan, trupi i Papa Françeskut u nis me një automjet drejt Kishës Santa Maria Maggiore në Romë për ceremoninë e varrimit. Procesioni, që përshkoi një itinerar prej 6 kilometrash nga Sheshi i Shën Pjetrit, kaloi përmes qendrës historike të Romës, pranë Koloseut dhe Piazza Venezia, përpara se të mbërrinte në kishën ku Ati i Shenjtë do të prehet përgjithmonë. Mijëra qytetarë, të rreshtuar përgjatë rrugës, e përcollën Papën, duke i dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të dashura të Kishës Katolike. Ceremonia e varrimit në Santa Maria Maggiore nuk ishte e hapur për publikun, në përputhje me amanetin e vetë Papës, megjithatë turma të mëdha ishin mbledhur jashtë kishës për të bërë homazhet e fundit. Papa Françesku është Papa i parë pas një shekulli që varroset jashtë territorit të Vatikanit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.