Hasani: Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë të funksioneve, Kushtetuesja do duhej t’ua anulonte mandatet
Hasani: Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë të funksioneve, Kushtetuesja do duhej t’ua anulonte mandatet 29.04.2025 | 11:48
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka folur për mundësinë e adresimit në Gjykatën Kushtetuese të bllokadës së Kuvendit pasi deputetët nuk po arrijnë ta kryejnë konstituimin e tij as pas 7 seancave.
 
Hasani ka thënë se 10 deputetë kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës, por ai ka thënë se ky institucion fillimisht do duhej ta trajtonte çështjen e mandateve.
 
Ai ka theksuar se Gjykata do duhej t’i anulonte mandatet e deputetëve që po i mbajnë edhe më tej postet në qeveri.
 
“Unë më së pari do t’i anuloja të gjitha mandatet të atyre që janë certifikuar, kanë bërë betim si deputetë dhe po i mbajnë zyrat, s’ka më në detyrë.
 
Qeveria ekziston, Qeveri në detyrë sipas ligjit dhe Kushtetutës janë ata që janë të dytët, zëvendëskryeministri, zëvendësministrat që nuk janë certifikuar për deputetë dhe nuk kanë dhënë betimin për deputetë. Gjykata nuk mundet me anashkalu këtë problem” ka thënë Hasani të hënën në Kanal 10.
 
Tutje, ai ka shtuar se Kurti dhe Ministrat që po ushtrojnë funksione në Qeveri janë uzurpatorë, ndërsa vendimet e tyre vepra penale.
 
“Në aspektin ligjor Kushtetues ata janë uzurpatorë të funksioneve, pa asnjë diskutim. Vendimet që i marrin kanë dimensione penale, shpërdorim i detyrës është. S’mundesh me emëru drejtor të doganave…” ka thënë ai./GazetaSinjali/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.