OKB-ja nis apel humanitar prej mbi 2.5 miliardë euro për të ndihmuar Gazën dhe Bregun Perëndimor
OKB-ja nis apel humanitar prej mbi 2.5 miliardë euro për të ndihmuar Gazën dhe Bregun Perëndimor 18.04.2024 | 15:22
OKB-ja ka nisur një apel humanitar prej gati 2.3 miliardë paund (mbi 2.5 miliardë euro) për të trajtuar urinë në Gazë dhe për të ndihmuar palestinezët në Bregun Perëndimor.
 
Siç raportohet, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se shuma është e nevojshme për të ndihmuar 3.1 milionë njerëz, “për t’i larguar vuajtjet njerëzore dhe për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve”.
 
Bëhet e ditur se pjesa më e madhe e financimit, diku rreth 732 milionë euro do të destinohen për ndihma ushqimore në Gazë dhe për 400 mijë banorë në Bregun Perëndimor.
 
Ky hap nga OKB-ja vjen pasi organizata po lufton për të parandaluar vdekjet nga uria në territorin palestinez, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
 
Ndryshe, së fundmi takim ka zhvilluar edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të shqyrtuar kërkesën e Autoritetit Palestinez (AP) për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.
 
Kjo pasi në vitin 2011 AP nuk arriti të bëhej pjesë e organizatës si një shtet i pavarur.
 
Por, përpara se çdo shtet të mund të anëtarësohet në OKB, duhet të votojnë Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme.
 
Andaj ka gjasa që aplikimit të Palestinës të mund t’i vendoset veto nga secili prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit, ku përfshihen Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja. /Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.