Apeli i Papës: Selia e Shenjtë është në dispozicion që armiqtë të takohen dhe të shikohen në sy, që popujve t’u kthehet shpresa dhe t’u rikthehet dinjiteti që meritojnë, dinjiteti i paqes.
"Selia e Shenjtë është në dispozicion që armiqtë të takohen dhe të shikohen në sy, që popujve t'u kthehet shpresa dhe t'u rikthehet dinjiteti që meritojnë, dinjiteti i paqes. Popujt duan paqe dhe unë, me zemër në dorë, u them përgjegjësve të popujve: të takohemi, të dialogojmë, të negociojmë! Për paqen u them përgjegjësve, "të negociojmë".
Lufta nuk është kurrë e pashmangshme, armët mund dhe duhet të heshtin, sepse nuk i zgjidhin problemet, por i shtojnë ato; sepse në histori do të hyjë ai që mbjell paqe, jo ai që korr viktima; sepse të tjerët nuk janë para së gjithash armiq, por qenie njerëzore: jo të këqij për t'u urryer, por njerëz me të cilët mund të flitet. Të shmangim vizionet maniake tipike të narrativave të dhunshme, që e ndajnë botën në të mirë dhe të këqij". Kështu tha mes tjerash Papa Leoni XIV duke pritur në audiencë pjesëmarrësit në Jubileun e Kishave Lindore./Radio Vatikani