Papa Leone XIV: Emigrantët formësuan të ardhmen e kombit amerikan
Papa Leone XIV: Emigrantët formësuan të ardhmen e kombit amerikan 06.07.2026 | 14:53
Papa Leone XIV i tha SHBA-së se emigrantët formësuan të ardhmen e kombit, ndërsa mori Medaljen e Lirisë në një ceremoni online me Filadelfian.
 
“Gjatë 250 viteve të fundit, për shumë popuj në mbarë botën, ka pasur një vendosmëri të palëkundur për të realizuar vizionin fisnik të Etërve Themelues, duke e bërë Amerikën sinonim të lirisë, ndërsa vendi hapi dyert për valë të njëpasnjëshme emigrantësh, duke u lejuar atyre dhe fëmijëve të tyre të ndihmonin në formësimin e të ardhmes së kombit”, tha Leone XIV.
 
“Ishte e njëjta dashuri për lirinë që frymëzoi Shtetet e Bashkuara në orët më të errëta të shekullit të kaluar”, theksoi ai.
 
Duke marrë Medaljen e Lirisë nga Filadelfia dhe, duke kujtuar Deklaratën e Pavarësisë të 4 korrikut 1776, papa shtoi se “si bir i këtij kombi të madh, të themeluar nga burra dhe gra të guximshëm që ëndërruan lirinë dhe një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, bashkohem me ju duke kërkuar bekimin e Zotit për të ardhmen e Amerikës, që idealet e larta të mishëruara në fillim të Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të udhëheqin prosperitetin e kombit në unitet, drejtësi dhe paqe”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.