Papa fëmijëve: Zoti sheh zemrën, jo celularin! Ruajuni nga varësia ndaj aplikacioneve
Papa fëmijëve: Zoti sheh zemrën, jo celularin! Ruajuni nga varësia ndaj aplikacioneve 22.06.2026 | 03:11
Përpara se të nisej drejt qendrës së PAM-it (Programi Botëror i Ushqimit), Papa Leoni XIV ka zhvilluar një vizitë të veçantë dhe plot gjallëri në kampin veror „Vera e Fëmijëve” (Estate Ragazzi) në Vatikan. Gjatë këtij takimi, Ati i Shenjtë ka bashkëbiseduar hapur me fëmijët e pranishëm, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi marrëdhënien e brezit të ri me teknologjinë.
 
Papa Leoni XIV, duke u takuar me bijtë e punonjësve të Vatikanit në 'Estate Ragazzi' (Kampi veror për fëmijët) përpara se të shkonte në Programin Botëror të Ushqimit (WFP), në Romë, theksoi se "teknologjia mund të jetë e mirë dhe e dobishme për shumë gjëra, por kur jemi bashkë nuk është e nevojshme të kemi edhe një celular, një telefon celular ose një tablet në duar gjatë gjithë kohës. E jemi të lumtur kur ndonjëherë nuk lidhemi me një tablet a një telefon celular. Kështu, ky do të ishte hapi i parë.
 
Është shumë e rëndësishme të krijojmë miqësi, të mblidhemi, të luajmë së bashku, ndoshta edhe të studiojmë së bashku si njerëz, jo si kompjuteri ose si makina e si tekno-robotët. Jemi qenie njerëzore, njerëz, e kontakti me të tjerët është shumë i rëndësishëm. Pra, ky do të ishte  hapi i parë!
Familja
 
 "Kështu edhe në familje: në familjen që është bashkë... Nuk mjafton që të gjithë të jemi në të njëjtin vend, secili duke parë telefonat tanë". Është shumë e rëndësishme të mësohemi të dialogojmë, të bisedojmë, të shkojmë mirë me të tjerët, të luajmë së bashku, e sidomos, të lutemi së bashku, edhe nëse mund të kemi Biblën e disa lutje në telefonat tanë.
 
Teknologjia dhe rëndësia e të menduarit
 
Zoti nuk dëshiron t'i shikojë telefonat: Zoti dëshiron t'i shikojë zemrat tona, jetën tonë. E kështu, të jemi të lirë nga këto gjëra, të cilat në vetvete mund të jenë argëtuese, ndihmë, gjë e bukur, por është shumë më e rëndësishme ta zhvillojmë qenien njerëzore përmes miqësisë, përmes bisedës e përmes të gjitha gjërave do të jeni duke bërë gjatë këtyre muajve tani, këtu". Në përfundim, Papa i nxiti të rinjtë të "jetojnë pak më lirshëm nga kjo varësi e teknologjisë".
 
Papa Leoni XIV i nxiti të rinjtë që të mos i besojnë verbërisht çdo mjeti digjital, por të kultivojnë aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur. „Duhet të mësojmë të mos jemi kaq shumë të varur nga teknologjia. Është e rëndësishme të vëmë mendjen në punë dhe të mendojmë”, u shpreh Ati i Shenjtë./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.