Disa ditë pas Polonisë, Rusia ka lëshuar dronë edhe në hapësirën ajrore të Rumanisë.Lidhur me këtë ka reaguar vetë Rumania ka dënuar sië i quan ajo “veprimet e papërgjegjshme” të Moskës pasi pretendoi se një dron rus shkeli hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi ndaj Ukrainës fqinje, duke bërë që Bukureshti të ngrinte avionë luftarakë, përcjell Gazeta Metro.
Sic raporton CNN, Droni rus i përdorur në sulmet ndaj Ukrainës hyri në hapësirën ajrore rumune në orën 6.05 të pasdites sipas kohës lokale të shtunën, sipas ministrisë së mbrojtjes së Rumanisë.
Incidenti vjen disa ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore më parë këtë javë – duke bërë që aleatët e NATO-s të zotohen të forcojnë mbrojtjen në krahun lindor të aleancës.
Droni u kap nga dy avionë luftarakë F-16, të cilët po kryenin një mision patrullimi ajror në Dobruxhën veriore dhe, sipas ministrisë, gati sa nuk e rrëzuan atë. /gazetametro.net