Shkollat e mesme në Francë kanë nisur rikthimin në mësim pas protestave masive, por situata mbetet e tensionuar në disa zona. Sipas Ministrisë së Arsimit, 86% e shkollave janë rihapur, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë e bllokuar.
Në Paris, nxënësit vazhdojnë protestat në disa shkolla, duke bllokuar hyrjet me kosha mbeturinash. Protestat nisën në mesin e shtatorit për shkak të klasave të mbipopulluara, mungesës së mësuesve dhe kushteve të këqija në shkolla. Qeveria u ka bërë thirrje nxënësve për dialog.