Ramazani 2026 dhe "solidariteti i myslimanëve me njerëzimin e përçarë"
Ramazani 2026 dhe "solidariteti i myslimanëve me njerëzimin e përçarë" 19.02.2026 | 03:42
Imami Nader Akkad përshkruan muajin e shenjtë të agjërimit dhe lutjes së Islamit, i cili këtë vit përkon me Kreshmët, "një muaj i bekuar që bashkon fëmijët e Abrahamit". Kardinal Zuppi u bën myslimanëve urimet më të mira: rastësia në kalendar është "simbol i një takimi të thellë" që "na shtyn të kërkojmë rrugë të përbashkëta paqeje dhe bashkëpunimi".
 
Agjërimi dhe lutja e bashkuar janë një kohë pastrimi për myslimanët, që i afron ata edhe më shumë me Zotin dhe vëllezërit e motrat e tyre, sepse të ndihesh i uritur dhe i etur gjatë Ramazanit do të thotë të jesh shumë më i ndjeshëm ndaj asaj që po ndodh në botë, "ku ka popullata pa ujë të pijshëm, pa ushqim të mjaftueshëm. Ekziston ky solidaritet i mishëruar i myslimanëve me njerëzimin e përçarë". Imami Nader Akkad, i komisionit shkencor për vëzhgimin e hënës në Xhaminë e Madhe të Romës, përshkruan rëndësinë e thellë të muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, i cili kremton momentin kur Profeti Muhamed mori zbulesat kuranore. Për disa komunitete, muaji fillon sot, më 18 shkurt, dhe do të përfshijë agjërim nga agimi deri në muzg, lutje dhe reflektim për gati dy miliardë myslimanë në mbarë botën, deri më 18 ose 19 mars. Ramazani do të përfundojë me Bajramin e Madh.
 
Ramazani dhe Kreshmët
 
"Myslimanët", shton imami Nader Akkad, "e përjetojnë këtë lutje intensive kolektive, këtë afërsi me Zotin, gjatë orës së lutjes, gjatë natës kur ka kaluar dita e plotë e agjërimit". Këtë vit, Ramazani dhe Kreshmët Katolike, të cilat kulmojnë me Pashkët më 5 prill, përkojnë, kështu që do të jetë një muaj agjërimi, reflektimi dhe vetëanalize për të dy komunitetet. Një muaj i bekuar, e quan imami, "i cili mund t'i bashkojë edhe fëmijët e Abrahamit në respektimin e një shtylle kaq të rëndësishme të feve të tyre, sepse agjërim do të thotë të heqësh dorë nga ushqimi, por edhe për t'u afruar dhe për të kujtuar vëllezërit dhe motrat tona, për t'u afruar me Zotin, i cili na kërkon t'i drejtojmë mendimet tona drejt humanizmit. Kështu, vetë agjërimi bëhet një mjet i rëndësishëm jo thjesht për të adhuruar Zotin, por edhe për të qenë pranë vëllezërve dhe motrave tona". Kjo afërsi manifestohet edhe përmes bamirësisë, duke mbështetur ata që janë më pak fatlum dhe duke forcuar solidaritetin shoqëror.
 
Kardinali Matteo Zuppi: Një takim zemrash dhe jetësh
 
Komunitetet myslimane në Itali kanë marrë shmë shprehje afërsie dhe urimesh me rastin e fillimit të Ramazanit. Mesazhi për komunitetin e Bolonjës erdhi nga kryeipeshkvi i qytetit, kardinali Matteo Zuppi, në të cilin kryetari i Konferencës ipeshkvnore italiane (CEI) thekson se si të krishterët dhe myslimanët përjetojnë "të njëjtën kohë pendese, lutjeje dhe solidariteti me më të varfrit, të cilët janë të detyruar të agjërojnë gjatë gjithë vitit".
 
Kardinal Zuppi kujton se si kjo "rastësi e bukur në kalendar" është "simbol i një takimi të thellë midis zemrave dhe jetës sonë, i cili na shtyn të kërkojmë rrugë të përbashkëta paqeje dhe bashkëpunimi". Prandaj shpresa se pavarësisht "triumfit të luftës, rritjes së diskriminimit dhe mosbesimit të ndërsjellë që tashmë po futet në bankat e shkollës", kjo "përhapje e lajmeve të këqija shurdhuese nuk do të na pengojë të dëgjojmë zërin e brishtë të gjesteve të shumta, konkrete, të solidaritetit dhe të mirësisë që karakterizojnë jetën e përditshme, në shtëpi, në punë, në shkollë dhe në kohën tonë të lirë".
 
Dyer të hapura dhe darkë vëllazërore
 
Muaji i Ramazanit "karakterizohet nga dyert e hapura", përfundon Nader Akkad, sepse të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në iftar, "një vakt vëllazëror" përmes të cilit "mund të ndërtojmë së bashku këtë lidhje, këtë solidaritet midis besimtarëve, për të rivendosur një lidhje shumë më të fortë si fëmijë të Abrahamit"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.