Goditje të fuqishme dhe të shpejtë i dha Ukraina Rusisë duke rikthyer 201 kilometra katrorë territor nga forcat ruse midis të mërkurës dhe të dielës. Fitime mjaftë më të shpejta nga Forcat e Armatosura të Ukrainës që nga kundërsulmi i qershorit 2023, transmeton Gazeta Metro.
Shifrat vijnë nga një analizë e publikuar nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me seli në SHBA. Zona e rimarrë pothuajse përputhet me fitimet totale territoriale të Rusisë në dhjetor, kur forcat e saj përparuan 244 kilometra katrorë.
“Kundërsulmet ukrainase ka të ngjarë të shfrytëzojnë ndërprerjen e aksesit rus në sistemin satelitor Starlink, i cili, sipas blogerëve ushtarakë rusë, ka degraduar komunikimet dhe komandën”, tha ISW.
Vëzhguesit ushtarakë rusë raportuan ndërprerje më 5 shkurt pasi Elon Musk njoftoi “masa” që synonin parandalimin e Kremlinit nga përdorimi i teknologjisë. Sipas zyrtarëve ukrainas, dronët rusë kishin përdorur Starlink për të anashkaluar sistemet e luftës elektronike dhe për të kryer sulme precize.
ISW vuri në dukje se pa akses në Starlink, forcat ruse humbën në kohë shumë të shpejtë pjesë të konsiderueshme territori, kurse forcat ukrainase përparuan duke rikthyer majftë shpejtë.
Kundërsulmet ukrainase janë përqendruar kryesisht në një zonë rreth 80 kilometra në lindje të qytetit të Zaporizhzhisë, ku trupat ruse kishin bërë përparime të konsiderueshme që nga vera e vitit 2025./gazetametro.net
NEW | Assessment: ISW assesses that Ukrainian forces liberated about 91.1 square kilometers in Ukraine between February 11 and 15. ISW assesses that Russian forces seized an estimated total of 28.3 square kilometers in Ukraine during the same period. Ukrainian forces overall… pic.twitter.com/17jLZYoUUy
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) February 18, 2026