Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Rusia të ndalojë menjëherë luftën dhe të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Ukrainën për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, transmeton Gazeta Metro.
Deklarata u bë gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit të Kombet e Bashkuara, ku u diskutua situata e përshkallëzuar e konfliktit.
Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB theksoi se koha nuk është në anën e Moskës dhe se palët duhet të veprojnë menjëherë.
“Koha nuk është në anën e Moskës… Tani është momenti që Rusia dhe Ukraina të kthehen në tryezën e negociatave dhe të përfundojnë një marrëveshje paqeje,” u shpreh ai.
Ai shtoi se vetëm diplomacia mund t’i japë fund konfliktit dhe humbjes së jetëve njerëzore. “Asgjë tjetër përveç diplomacisë nuk do t’i ndalë këto vrasje të pakuptimta,” deklaroi përfaqësuesi amerikan, duke theksuar nevojën për një zgjidhje politike sa më të shpejtë./gazetametro.net
🇺🇸🇺🇦 US at UN Security Council calls on Russia to immediately make peace with Ukraine
“Time is not on Moscow’s side… Now is the time for Russia and Ukraine to return to the negotiating table and conclude a peace agreement,” said US Deputy Permanent Representative to the UN.… pic.twitter.com/QrKaRahO8R
— Savchenko Volodymyr (@SavchenkoReview) June 23, 2026