SHBA kanë suspenduar një dërgesë me bomba për Izraelin javën e kaluar për shkak të shqetësimeve ndaj vendimit të Izraelit për ta zhvilluar ofensivën tokësore në Rafah të Gazas kanë thënë disa zyrtar të lartë amerikan, transmeton Gazeta Metro.
Dërgesa parashikohej të mbante rreth 900 kilogram bomba kanë thënë zyrtarët të cilët folën nën kushtet e anonimitetit ndërsa SHBA janë shqetësuar se si do të mund të përdoreshin këto ndaj një vendi urban shumë të dendur me popullsi.
Më shumë se 1 milion civil janë duke u strehuar në Rafah pas evakuimit nga vendet e tjera të Gazas që nga 7 tetori kur filloi lufta në mes Izraelit dhe Hamasit pas sulmit të kësaj të fundit në Izraelin jugor, raporton The Associated Press.
SHBA historikisht ka furnizuar me sasi masive të armëve Izraelin gjë e cila është rritur që nga 7 tetori mirëpo suspendimi i fundit tregon dallimet e mëdha mes qeverisë së Netanyahut dhe SHBA’së./gazetametro.net