SHBA i ka bërë thirrje vendeve që ti përdorin kanalet diplomatike për ti thënë Iranit që eskalimi në Lindje të Mesme nuk është në interesin e tyre ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, transmeton Gazeta Metro.
Duke folur në një seancë të përditshme me gazetarët, Miller tha se është moment kritik për rajonin dhe se Sekretari i Shtetit Antony Blinken po punon përmes telefonit që të zbut tensionet por gjithashtu tha se Washingtoni po përgatitet për të gjitha mundësitë.
Lideri i grupit terrorist të Hamasit Ismail Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian javën e kaluar dhe ky sulm shkaktoi kërcënimet nga Teherani se ata do të kundërpërgjigjen gjë që ka shtuar shqetësimet fillestare se lufta në Gaza mund të përhapet më gjerë në Lindjen e Mesme, raporton Voice of America.
Irani ka fajësuar Izraelin dhe ka thënë se do ta ndëshkoj atë. Deri tani zyrtarët izraelit nuk kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen./gazetametro.net