Selia e Shenjtë: migrantët, burim për paqen, të kapërcehen stereotipet dhe polarizimet
Selia e Shenjtë: migrantët, burim për paqen, të kapërcehen stereotipet dhe polarizimet 11.12.2025 | 15:31
Në fjalimin e tij në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM), Kryeipeshkvi Ettore Balestrero, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, fton për një "analizë objektive dhe të plotë" të lëvizjeve migratore, e cila duhet të marrë në konsideratë shkaqet dhe pasojat e tyre. Kush detyrohet të largohet nga shtëpia e tij, thekson ai, mishëron "fytyrën njerëzore të globalizimit", shpesh i mbështetur, në zonat më të largëta dhe me mungesë shërbim.
 
Zëri i lartë i debateve të sotme përfundon duke e bërë të heshtë, përmes "stereotipeve dhe narrativave", atë që mund të bëhej zëdhënës i "marrëdhënieve paqësore mes kombeve". Migrantët, domethënë, nuk janë "probleme për t'u zgjidhur" as "mundësi për t'u shfrytëzuar", por "fytyra e vërtetë dhe autentike e globalizimit". Ky është pozicioni i Selisë së Shenjtë, i shprehur nga Kryeipeshkvi imyot Ettore Balestrero, Vëzhgues i Përhershëm i Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, në fjalimin e tij të 10 dhjetorit në sesionin e 116-të të Këshillit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).
 
Migrantët të konsiderohen në mënyrë objektive
 
Fjalimi i Kryeipeshkvit hapet me një të dhënë: 304 milionë migrantë ndërkombëtarë në botë. Kush largohet nga vendi i tij është, para së gjithash, "një qenie njerëzore", kujton imzot Balestrero, dinjiteti dhe të drejtat e të cilit duhet të përbëjnë thelbin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të politikave në këtë fushë. Për këtë arsye, duhet të kapërcehen diskutimet e mbushura me paragjykime dhe vizione përçarëse, që pengojnë një "konsiderim objektiv dhe të plotë të migracionit", të shkaqeve dhe pasojave të tij.
 
Fytyra njerëzore e globalizimit
 
Këto kontraste, përveç kësaj, injorojnë kontributet pozitive që migrantët sjellin në shoqëri. Nëse nga njëra anë, siç kujtonte Papa Benedikti XVI, ata "kanë detyrën të integrohen në vendin pritës, duke respektuar ligjet dhe identitetin kombëtar", nga ana tjetër migrantët përfaqësojnë fytyrën njerëzore të proceseve të globalizimit dhe mund të promovojnë harmoninë ndërkombëtare.
 
Të drejtat e Shteteve dhe të atyre që migrojnë
 
Vëzhgues i Përhershëm i Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara rithekson të drejtën e çdo Shteti për të mbrojtur kufijtë e tij. Kjo, megjithatë, duhet të ecë paralelisht me respektimin e dinjitetit të atyre që i arrijnë ato. Siç theksonte Papa Leone XIV, kur ai që kërkon mbrojtje i nënshtrohet keqtrajtimeve "ne nuk po asistojmë në ushtrimin legjitim të sovranitetit kombëtar, por më tepër në krime të rënda të kryera ose të toleruara nga Shteti".
 
Plagët e rrugëve të rrezikshme dhe të trafikantëve
 
Selia e Shenjtë rithekson shqetësimin e thellë për cenueshmërinë e migrantëve, shpesh të detyruar të përshkojnë "rrugë të rrezikshme". Një paralajmërim që gjen konfirmim në të dhënën dramatike të vitit 2024: të paktën 8,939 persona kanë humbur jetën gjatë zhvendosjeve nga vendet e tyre të origjinës. "Viti më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë", vëren Kryeipeshkvi imzot Balestrero, duke kujtuar se çdo vdekje përfaqëson një dështim të njerëzimit, të Shteteve dhe të komunitetit ndërkombëtar. Një tjetër plagë e lidhur me migracionin është shfrytëzimi i kryer nga trafikantët dhe kontrabandistët që "përfitojnë nga dëshpërimi për qëllime fitimi". Në këtë kuptim, Selia e Shenjtë e mirëpret angazhimin e Këshillit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM) për të vazhduar aktivitetet e parandalimit, shpëtimit dhe asistencës ndaj viktimave.
 
Kontributi i organizatave fetare
 
Imzot Balestrero njeh gjithashtu edhe vlerën e adoptimit të "një gjuhe të dakorduar dhe konsensuale në Programin dhe Buxhetin e Këshillit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM) për vitin 2026", në mënyrë që të shmangen përkufizimet e paqarta ose pa një kuptim të përbashkët në të drejtën ndërkombëtare dhe mes Shteteve anëtare. Në kontekstin migrator, shpjegon Vëzhgues i Përhershëm i Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara, një rol vendimtar luajnë organizatat fetare. Prania e tyre e përhapur dhe afatgjatë, "edhe në zonat më të largëta dhe me mungesë shërbimesh", përfaqëson një mbështetje konkrete për personat në lëvizje. Një ndihmë që ka paraprirë momentin kur migracioni është bërë një "çështje ndërkombëtare". Një angazhim që vazhdon "edhe pasi vëmendja e mediave është zbehur", falë promovimit të një rrjeti global përgjatë rrugëve migratore. Me një objektiv të vetëm, të përshkruar tashmë nga Papa Françesku: "të mirëpresësh, të mbrosh, të promovosh dhe të integrosh", pa dallime. Kryeipeshkvi Balestrero përfundon duke ritheksuar atë që migrantët nuk duhet të jenë: çështje për t'u zgjidhur apo "mundësi" nga të cilat të nxirren përfitime personale. Për këtë, përpjekjet e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar duhet të synojnë "promovimin e respektit për dinjitetin e tyre dhe t'u lejojnë atyre ta jetojnë atë plotësisht"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.