Thirrja europiane për takimin me Zelensky, Trump: Na duhen përgjigjeje para se të vijmë, s’humbim kohë
Thirrja europiane për takimin me Zelensky, Trump: Na duhen përgjigjeje para se të vijmë, s’humbim kohë 11.12.2025 | 15:33
Zyrtarë europianë po punojnë për të organizuar një takim mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe administratës amerikane, me qëllim diskutimin e një marrëveshjeje të re paqeje për Ukrainën, transmeton Gazeta Metro.
 
Mirëpo Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi  se Shtëpia e Bardhë është ende duke pritur “përgjigje” përpara se të konfirmojë pjesëmarrjen.
Trump tha se ka biseduar me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për situatën në Ukrainë.
 
“Ne diskutuam për Ukrainën me fjalë mjaft të forta dhe do të shohim se çfarë ndodh… po presim të dëgjojmë përgjigje,” tha ai.
 
Ai shtoi se europianët duan një takim këtë fundjavë ku ai dhe Zelensky të jenë të pranishëm, por Shtëpia e Bardhë kërkon garanci të mëtejshme. “Nuk duam të humbasim kohë,” deklaroi Trump.
 
Ndërkaq siç thuhet në mediat atje, Zelensky ka rishikuar planin e Ukrainës për paqe, duke e reduktuar nga 28 në 20 pika në bashkëpunim me partnerët evropianë.
 
Zelensky tha se ky plan i ri do të jetë thelbi i një kuadri të trefishtë që përfshin marrëveshjen e paqes, garancitë e sigurisë dhe rindërtimin pasluftës, shkruan Kyev Indepedent.
 
Presidenti ukrainas foli gjithashtu për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës, duke theksuar se Ukraina mund të jetë e gatshme nëse SHBA-të dhe aleatët evropianë garantojnë sigurinë.
 
Ai theksoi se nuk do të tolerojë spekulime që dëmtojnë pozicionin e vendit.
 
“Nëse partnerët tanë flasin kaq konkretisht për zgjedhjet nën gjendjen e jashtëzakonshme, atëherë ne duhet t’u japim përgjigje legjitime ukrainase për çdo pyetje dhe çdo dyshim,” tha ai.
 
Ndërkaq zgjedhjet mbeten të pezulluara për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur pas pushtimit rus më 24 shkurt 2022, ndërsa Rusia vazhdon të mbajë kërkesa maksimaliste, duke përfshirë dorëzimin e territoreve që Ukraina ende kontrollon./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.