Selia e Shenjtë: treguesit ekonomikë duhet t’i kenë parasysh dobësitë e shteteve
Selia e Shenjtë: treguesit ekonomikë duhet t’i kenë parasysh dobësitë e shteteve 10.07.2026 | 02:14
Deklarata e Misionit të Vëzhguesit të Përhershëm të VAtikanit pranë Kombeve të Bashkuara me rastin e Forumit Politik të Nivelit të Lartë mbi Shtetet e Vogla Ishullore në Udhë Zhvillimi, mbajtur në Nju Jork më 9 korrik, mbi realitetin e brishtë për shkak të ekspozimit ndaj fatkeqësive lidhur me klimën, degradimin mjedisor dhe goditjet e jashtme ekonomike. Vatikani bën thirrje për të marrë gjithmonë në konsideratë dinjitetin njerëzor dhe kujdesin për zhvillimin të plot[ njerëzor.
 
Duhet miratimi i një përpjekjeje vërtet integrale të zhvillimit njerëzor, në vend që të kufizohemi vetëm ndër statistikat ekonomike! Ky është rekomandimi i Selisë së Shenjtë shprehur në deklaratën e Misionit të Përhershëm Vëzhgues pranë Kombeve të Bashkuara, me rastin e diskutimit  të Forumit Politik të Nivelit të Lartë mbi Shtetet e Vogla Ishullore në Udhë Zhvillimi,  mbajtur në Nju Jork, më 9 korrik.
 
Treguesit e PBB-së nuk i pasqyrojnë dobësitë
 
Delegacioni i Vatikanit mirëpriti me kënaqësi diskutimin mbi strategjitë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shtetet e Vogla Ishullore në Zhvillim (SIDS), të njohura si "rast i veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm, në dritën e dobësive të tyre unike". Kujtoi më pas Axhendën e Antiguas dhe Barbudës, kornizë e rëndësishme për adresimin e sfidave të ndërlidhura ekonomike, sociale dhe mjedisore, të cilat duhet t’i përballojnë këto vende.
 
Megjithatë, Selia e Shenjtë sqaron se "një kornizë e fortë, e  vetme, nuk është e mjaftueshme për të përshpejtuar progresin drejt arritjes së Objektivave në këto vende; përpjekjet për zhvillim duhet të mbeten të përqendruara fort edhe në dinjitetin e dhuruar nga Zoti personit njerëzor dhe nxitjes së zhvillimit të plotë njerëzor. E rëndësishme të theksohet - vazhdon ajo - se treguesit ekonomikë konvencionalë nuk i kapin plotësisht realitetet me të cilat përballet SIDS. Tregues të tillë nuk i pasqyrojnë në mënyrë të përshtatshme dobësitë unike e shpesh edhe të fshehura të SIDS".
 
Vlerësim i dinjitetit të punës, pabarazisë, mjedisit
 
Më pas u citua enciklika Magnifica Humanitas, në të cilën, kujtohet, Papa Leoni XIV i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të shkojë përtej metrikave të zhvillimit bazuar në produktin e brendshëm bruto (PBB), të cilat "pothuajse neglizhojnë sistematikisht aspektet themelore për mirëqenien e përgjithshme të njerëzve dhe të mjedisit".
 
Në dritën e kësaj, ripohohet se është e nevojshme të zbatohet "vlerësimi i plotë dhe i shpejtë, që tregon se si vendimet legjislative dhe rregullatore ndikojnë mbi dinjitetin e punës, prosperitetin e përbashkët, uljen e pabarazive dhe mbrojtjen e mjedisit".
 
Ky vizion është veçanërisht i rëndësishëm për shtetet e vogla ishullore në zhvillim, ekspozimi i të cilave ndaj fatkeqësive të lidhura me klimën, degradimit mjedisor dhe goditjeve të jashtme ekonomike, nxjerr vazhdimisht në dritë dobësi të thella strukturore që treguesit e PBB-së nuk arrijnë t'i kapin. Prandaj, delegacioni i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara pret "me interes procesin ndërqeveritar mbi masat e progresit në zhvillimin e qëndrueshëm, që plotësojnë ose shkojnë përtej PBB-së"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.