Selia e Shenjtë i drejtohet OKB-së: "Shëndeti i popujve indigjenë është detyrë përparësore morale"
Selia e Shenjtë i drejtohet OKB-së: "Shëndeti i popujve indigjenë është detyrë përparësore morale" 22.04.2026 | 04:13
Me rastin e Forumit të 25-të të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Indigjene, Selia e Shenjtë u bën thirrje qeverive dhe bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojnë plotësisht shëndetin e popujve indigjenë dhe dënon pasojat e konflikteve të armatosura te popujt.
 
Selia e Shenjtë përshëndeti vendimin për t'ia kushtuar sesionin e 25-të të Forumit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Indigjene, pikërisht çështjes së shëndetit të popujve indigjenë, duke i kushtuar vëmendje  të posaçme zonave ku ka luftë. Dokumenti i paraqitur nga Përfaqësia e Përhershme e Selisë së Shenjtë ripohoi se mbrojtja e shëndetit përfaqëson "një detyrë përparësore morale", që i ka rrënjët te dinjiteti i pacënueshëm i çdo njeriu.
 
E drejta e shëndetit në kuptimin e saj më të plotë
 
Sipas Selisë së Shenjtë, e drejta e shëndetit duhet të vështrohet në kuptimin e saj më të gjerë: fizik, mendor, kulturor dhe shpirtëror. Nga ky këndvështrim, popujt indigjenë kanë të drejtë – pa u diskriminuar – për përmirësim të kushteve ekonomike dhe sociale, ku përfshihet shëndeti dhe kanalizimet. Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në zhvillimin dhe përcaktimin e programeve shëndetësore që u përkasin atyre dhe të ruajnë përdorimin e barërave të tyre tradicionale.
 
Grupet më të cënueshme
 
Në dokumentin e vet, Selia e Shenjtë përsëriti nevojën për masa efektive për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe shoqërore të popujve indigjenë, veçanërisht për të moshuarit, gratë, fëmijët, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara. Prandaj, qeverive u bëhet thirrje të sheshojnë pengesat kulturore, ekonomike, gjuhësore dhe informative të cilat nuk lejojnë si duhet shfrytëzimin e sistemit shëndetësor cilësor.
 
Një kujdes që i respekton kulturat indigjene
 
Krahas çështjes së shfrytëzimit të mundësive të sistemit shëndetësor, Selia e Shenjtë theksoi nevojën për kujdes shëndetësor që merr parasysh kulturën e indigjenëve. Imponimi i modeleve të kujdesit shëndetësor që anashkalojnë dinjitetin dhe të drejtat e popujve indigjenë, thuhet në dokument, rrezikon të kthehet në "një formë të re kolonizimi".
 
Ndikimi i luftës
 
Vëmendje e gjerë i kushtohet në këtë dokument pasojave shkatërruese të luftës ndër bashkësitë indigjene. Selia e Shenjtë nënvizon se, në vende ku ka luftë, popujt indigjenë janë të parët që cënohen. Kësisoj, dhuna mund të çojë në shkatërrimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor, shpënguljen e familjeve, vuajtjen e shkaktuar nga traumat mendore, sëmundjet infektive dhe po ashtu, mund të shkaktojë ushqyerje të pamjaftueshme. Prej këndej buron edhe thirrja e qartë e Selisë së Shenjtë për zbatim të përpiktë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe për dënimin e sulmeve të qëllimshme kundër popullatave civile ku përfshihet edhe pengimi i ndihmës humanitare.
 
Thirrja e Papa Leonit XIV
 
Në rreshtat përmbyllës të deklaratës, Selia e Shenjtë citon fjalët e Papa Leonit XIV, i cili në Mesazhin e tij për Jubileun e Popujve Indigjenë pati thënë mes tjerash: "Në kuvendin e kombeve, popujt indigjenë duhet të jenë në gjendje të paraqesin pasurinë e tyre njerëzore, kulturore dhe të krishterë, me guxim dhe liri." Shpresa e shprehur para Forumit është që takimi i Kombeve të Bashkuara do të kontribuojë në nxitjen e veprimeve konkrete që nderojnë dinjitetin që Zoti i ka dhënë çdo personi dhe për t’ dhënë krahë së mirës së përbashkët./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.