Selia e Shenjtë në OKB: moratorium për ekzekutimet, drejt heqjes së dënimit me vdekje
Selia e Shenjtë në OKB: moratorium për ekzekutimet, drejt heqjes së dënimit me vdekje 08.10.2026 | 03:44
Deklaratë e kryeipeshkvit Christophe Z. El-Kassis, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme me temë: “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”. Prelati ndërhyri edhe për çështjet “Parandalimi i krimit dhe drejtësia penale”, “Kontrolli ndërkombëtar i drogës” dhe “Të drejtat e popujve indigjenë”.
 
Mbrojtja e jetës duhet të jetë “koherente dhe universale”, duke u shtrirë “në çdo njeri, në çdo fazë dhe në çdo rrethanë”. Këtë theksoi kryeipeshkvi Christophe Z. El-Kassis, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, në një deklaratë të mbajtur në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme me temë: “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”.
 
Duke kujtuar se dënimi me vdekje është “i papranueshëm”, sepse përbën një “sulm ndaj pacënueshmërisë dhe dinjitetit të personit”, prelati theksoi se ky dinjitet, “i dhuruar nga Zoti”, nuk humbet kurrë, “pavarësisht nga krimi i rëndë”. Përparimet e arritura në sistemet penale, vuri në dukje ai, u mundësojnë sot shteteve “ta mbrojnë frytshëm” shoqërinë “pa përjashtuar mundësinë e pendimit dhe të shëlbimit”.
 
Në shumë vende të botës
 
Kur zbatohet dënimi me vdekje, vuri në dukje ai, “nuk ka asnjë mundësi ankimi në rastin e ndonjë gabimi gjyqësor”. Por, edhe viktimat e familjet e tyre kanë “të drejtë për solidaritet, për mbështetje dhe për një drejtësi të shpejtë, të paanshme dhe njerëzore”. Gjithsesi, kur sistemi penal i merr jetën dikujt, nuk mund t’u rikthejë viktimave të të dënuarit me vdekje atë, që kanë humbur. Qëllimi i dënimit të një personi “nuk është hakmarrja”, por “rivendosja e lidhjes shoqërore, mbrojtja e së mirës së përbashkët dhe integrimi në shoqëri i autorit të veprës”.
 
Prej këtej vjen thirrja për heqjen e kësaj mase, megjithëse, pavarësisht nga përpjekjet në këtë drejtim, “ekzekutimet vazhdojnë në shumë vende”.
 
Imzot El-Kassis u kërkoi pikërisht shteteve, që vazhdojnë ta mbajnë dënimin me vdekje, “një moratorium mbi ekzekutimet si hap drejt heqjes së tij”, duke zëvendësuar edhe dënimet ekzistuese me burgim të përjetshëm, duke garantuar “procese të drejta”, si edhe duke investuar në rehabilitimin e personave.
 
Trafiku i drogës
 
Në një deklaratë tjetër mbi çështjet e “Parandalimit të krimit dhe drejtësisë penale”, si edhe mbi “Kontrollin ndërkombëtar të drogës”, kryeipeshkvi El-Kassis vuri në dukje se është “e nevojshme një ndërhyrje më e vendosur përballë zgjerimit të tregjeve të drogës dhe lidhjeve ndërmjet trafikut të drogës, korrupsionit dhe veprimtarisë kriminale” në mbarë botën.
 
Kjo, si për “të reduktuar prodhimin dhe trafikun” e lëndëve narkotike, ashtu edhe për riedukimin dhe “integrimin e plotë” të shkelësve në shoqëri, sepse “drejtësia e vërtetë nuk mund të kënaqet vetëm me ndëshkimin”.
 
Popujt indigjenë
 
Duke u ndalur më pas, në një ndërhyrje të tretë, te “Të drejtat e popujve indigjenë”, vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së theksoi se këto popullsi nuk janë “objekte” të politikave të zhvillimit, por “subjekte dhe protagonistë të fatit të tyre”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.