Stuhitë përfshijnë të dy brigjet e Amerikës, mijëra fluturime preken dhe qytetet rrezikohen nga përmbytjet
Stuhitë përfshijnë të dy brigjet e Amerikës, mijëra fluturime preken dhe qytetet rrezikohen nga përmbytjet 26.11.2026 | 03:38
Stuhitë e fuqishme që kanë përfshirë të dy brigjet e Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar kaos në transport dhe përmbytje në disa zona, duke vështirësuar udhëtimin për miliona amerikanë që po shkojnë drejt familjeve të tyre për festimet e Ditës së Falënderimeve.
 
Në Bregun Lindor, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë detyruar shtyrjen e Paradës së 100-të të Ditës së Falënderimeve të Macy’s, për herë të parë në historinë e saj. Shiu i dendur dhe erërat e forta të parashikuara kanë bërë të pamundur zhvillimin e saj sipas planit.
 
Probleme të shumta janë regjistruar edhe në transportin ajror. Më shumë se 6 mijë fluturime u vonuan dhe afro 150 të tjera u anuluan gjatë së mërkurës. Vonesat vijojnë edhe në aeroportin e Miamit, pavarësisht se Administrata Federale e Aviacionit (FAA) hoqi masën e ndalimit të uljeve, të vendosur pas daljes nga pista të një avioni mallrash.
 
Ndërkohë, Bregu Perëndimor po përballet me përmbytje serioze bregdetare. Valët e fuqishme kanë shkatërruar një pjesë të skelës në Pacifica, në jug të San Franciskos, ndërsa batica e lartë ka thyer rekorde të nivelit të ujit në zonën e San Diegos.
 
Shqetësuese paraqitet situata edhe në Bregun Lindor, ku parashikohet që niveli i ujit të arrijë vlera të paprecedenta që nga superstuhi Sandy e vitit 2012. Delaware dhe New Jersey janë ndër zonat më të rrezikuara, veçanërisht nga ndërprerjet e energjisë elektrike si pasojë e erërave të forta.
 
Autoritetet paralajmërojnë për vështirësi të mëtejshme në qarkullim dhe transport, ndërsa miliona qytetarë përballen me pasiguri për udhëtimet gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të vitit në SHBA.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.