Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se beson se SHBA-ja do ta fitojë shumë shpejt luftën në Iran.
“Besoj se do ta fitojmë luftën në Iran shumë shpejt”, u shpreh Trump gjatë një interviste për Fox News.
Trump parashikoi gjithashtu një ulje të çmimeve të naftës pasi të përfundojë lufta. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po e fitojnë aktualisht konfliktin falë kombinimit të presionit ekonomik dhe veprimeve ushtarake.
“Besoj se po e fitojmë falë si presionit ekonomik, ashtu edhe veprimit ushtarak”, deklaroi presidenti amerikan.