Venezualë, makineria e ndihmave: ipeshkvijtë dhe Caritas-i në krah të të prekurve nga tërmeti
Venezualë, makineria e ndihmave: ipeshkvijtë dhe Caritas-i në krah të të prekurve nga tërmeti 26.06.2026 | 03:13
Viktimat e tërmetit që goditi me dy lëkundje shumë të fuqishme vendin e Amerikës Jugore të mërkurën pasdite po shtohen nga ora në orë. Ka nisur gara me kohën për t'u siguruar të prekurve nga fatkeqësia mallra të nevojës së parë, barna dhe ujë të pijshëm.
 
Në Venezuelë, bilanci shkatërrues i tërmetit rritet nga ora në orë; shifrat e të vdekurve të konfirmuar, të të plagosurve dhe, mbi të gjitha, të të pagjeturve paraqesin jnë një skenar të frikshëm, dhe ekziston një rrezik i lartë që makineria e ndihmave, e vënë menjëherë në lëvizje si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, të rezultojë e pamjaftueshme përballë përmasave gjigante të nevojave.
 
Lutja e Caritas Venezuelës
 
Caritas-et dioqezane të zonave të goditura, që nga distrikti i kryeqytetit Karakas dhe ai i La Guaira-s e deri në shtetet Falcón, Carabobo, Yaracuy, Aragua, Miranda, Trujillo dhe Lara, po mbledhin informacione dhe po vlerësojnë dëmet, duke përditësuar Caritas-in kombëtar për të pasur një pasqyrë reale të nevojave të vendit. Nga ana e tij, Caritas Venezuela, në një shënim të shpërndarë në rrjetet sociale, shpreh afërsinë e tij me të prekurit nga fatkeqësia, duke u bashkuar «në lutje për vëllezërit dhe motrat e shumtë që kanë humbur jetën, shtëpinë dhe pasurinë e tyre në këto orë spove». Mendimi shkon në mënyrë të veçantë «për ata që, duke qenë se ishin të goditur nga varfëria, sot shohin t'u shumëfishohet vuajtja e tyre dhe e shohin të ardhmen me dëshpërim» në një kontekst të një krize humanitare të vazhdueshme, për të cilën OKB-ja, që përpara tërmetit, vlerësonte se të paktën 7.9 milionë njerëz kishin nevojë për ndihmë.
 
Prandaj, Caritas Venezuela fton «të gjithë venezuelanët, brenda dhe jashtë vendit, si dhe kompanitë dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që të bashkohen me forcë dhe bujari» për të mbështetur rrjetin e solidaritetit të vënë në lëvizje. Kontributet, sipas asaj që njoftohet në komunikatë, janë të destinuara për të përmbushur nevojat e identifikuara nga ekipet teknike të ndërhyrjes në territorin kombëtar të Venezuelës. Për më tepër, është hapur një qendër kombëtare grumbullimi në selinë e Konferencës Ipeshkvnore të Kishës katolike të Venezuelës në Karakas dhe pika të tjera po ngrihen në dioqezat e mbarë vendit. Tashmë kanë nisur nismat për shpërndarjen e ujit të pijshëm, ushqimeve që nuk prishen, barnave esenciale dhe mallrave të tjera të nevojës së parë. Po ashtu, ritheksohet rëndësia e një përgjigjeje të koordinuar dhe të përgjegjshme për të garantuar ndërhyrje efikase në zonat e prekura.
 
Afërsia e Celam-it
 
Afërsi shpirtërore, solidaritet vëllazëror dhe bashkësi kishtare për Konferencën Ipeshkvnore të Venezuelës dhe për mbarë popullin venezuelan «në këto çaste spove» shprehen gjithashtu edhe nga Këshilli Ipeshkvnor i Amerikës Latine dhe i Karaibeve (Celam). Në një deklaratë, presidenca e organizmit kishtar i lutet «Zotit të Jetës që të mbrojë ata që janë prekur, të kalitë familjet që po vuajnë pasojat» e tërmetit dhe të mbështesë ata që «veprojnë me bujari në operacionet e shpëtimit, asistencës dhe shoqërimit». Njëkohësisht, kërkohet «urtësi dhe forcë» për autoritetet civile dhe organizmat e emergjencës «që i shërbejnë me përkushtim të mirës së përbashkët». Një «përqafim vëllazëror» shkon pastaj për komunitetet venezuelane që jetojnë larg atdheut të tyre dhe që ndjekin «me shqetësim» situatën e të afërmve të tyre: «Le të gjejnë në solidaritetin e Kishës ngushëllimin dhe shpresën që buron nga Ungjilli».
 
Kontributi i Kishave
 
Nga Brazili në Kubë, Kisha e Amerikës Latine bashkohet me dhimbjen e popullit venezuelan, me ipeshkvijtë që lartësojnë lutje për viktimat, inkurajojnë ndihmat humanitare dhe shprehin mbështetjen e tyre për Kishën lokale që shoqëron komunitetet e goditura. Edhe episkopati i Kolumbisë bashkohet «përmes lutjes, me ndjenja dhimbjeje të thellë dhe me shpirt bashkësie kishtare» me ata që po përballen me këtë sprovë të vështirë. Rrejti i Caritas-it është mobilizuar tashmë, madje edhe përtej oqeanit./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.