Papa vizitë në selinë e Programit Botëror të Ushqimit në Romë
Papa vizitë në selinë e Programit Botëror të Ushqimit në Romë 16.06.2026 | 02:39
Më 22 qershor, Papa Leoni XIV do të shkojë në selinë qendrore të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) për t'u takuar me pjesëmarrësit e Sesionit vjetor të Bordit Drejtues.
 
Të hënën e ardhshme, më 22 qershor, Papa Leoni XIV do të vizitojë selinë e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) në Romë. Lajmi u bë i ditur nga Prefektura e Shtëpisë Papnore, e cila shpjegoi se „duke pranuar ftesën e drejtorit ekzekutiv” të këtij organizmi, Ati i Shenjtë do të shkojë në selinë qendrore që ndodhet në rrugën „Cesare Giulio Viola” nr. 68, në zonën Parco de' Medici, në Romë. Aty Papa Leoni do të takohet me pjesëmarrësit e Sesionit vjetor të Bordit Drejtues, si dhe me punonjësit e institucionit së bashku me familjarët e tyre.
 
Programi Botëror i Ushqimit (World Food Programme - WFP) është një nga organizatat më të mëdha humanitare në botë. Ajo është agjencia e Kombeve të Bashkuara e ngarkuar me ofrimin e ndihmës ushqimore për të luftuar urinë në botë. E themeluar në vitin 1961 me seli qendrore në Romë, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2020./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.