Qeveria apo Presidenti, kush zgjedhet i pari?
Qeveria apo Presidenti, kush zgjedhet i pari? 16.06.2026 | 14:35
Derisa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, subjektet politike ende nuk kanë dhënë sinjale për arritjen e ndonjë marrëveshjeje të mundshme për formimin e institucioneve.
 
Përveç deklarimeve se do të kontribuojnë në formimin e institucioneve asnjëra nga to nuk kanë treguar nëse kanë nisur diskutimet me njëra-tjetrën lidhur me formimin e institucioneve.
 
Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla ndërkohë, tha se bisedimet e mundshme me subjektet e tjera politike mund të bëhen pas certifikimit të rezultateve dhe se koalicioni i LVV-së nuk ka diskutuar për koalicione.“Nuk diskutojmë ne as për vija të kuqe, e as për koalicione të cilat do ti shohim pasi të kemi marrë rezultatin përfundimtarë të certifikuar, me qëllim që ta dimë cili është mesazhi i qytetarëve. Ne përsëri kemi fituar zgjedhjet bindshëm, përsëri kemi më shumë vota se të gjitha partitë shqiptare tjera, prandaj nuk shoh asnjë arsyeje. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më e vogël, ky është një mesazh të cilin duhet ta analizojmë dhe kuptojmë drejtë të gjithë ne që jemi aktiv në skenën politike”, tha Gërvalla.
 
Sipas të dhënave të KQZ-së aktualisht LVV ka mbi 45 % të votave e ndjekur nga Partia Demokratike që aktualisht ka mbi 20 % të votave. Kryetari i Partisë Demokratike Bedri Hamza pak ditë më parë ka thënë se preferenca e tij është formimi i një qeverie pa Lëvizjen Vetëvendosje por ka shtuar se ndërtimi i shpejt i institucioneve bëhet vetëm me një marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit.Ndërkohë, drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja, subjektet politike duhet të arrijnë një marrëveshje të shpejtë për formimin e institucioneve, meqë, sipas tij afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit prej 60 ditësh aktivizohet në ditën kur konstituohet Kuvendit.
 
“Çfarë kuptimi ka ta votosh qeverinë e pas 60 ditëve të shkojmë në zgjedhje”, tha Miftaraj për rtv21.
 
Kosova mbajti zgjedhje të jashtëzakonshme në mungesë të një kompromisi politik për zgjedhjen e presidentit dhe situata e njejtë mund të përsëritet edhe pas certifikimit të rezultateve të 7 qershorit. Aktualisht janë ngritur dilemat nëse qeveria apo presidenti dueht të zgjidhet së pari. Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, thotë se Kushtetuta nuk përcakton nëse duhet të zgjidhet më parë presidenti apo qeveria, por kërkon respektimin e afateve kushtetuese.
 
“Kushtetuesja nuk ka përcaktu se kush të zgjidhet i pari në këto raste. Parimisht më mirë do ishte të zgjidhet presidenti por edhe nëse zgjidhet qeveria nuk është shkelje. E rëndësishme është respektimi i afateve kohore”, u shpreh Shala.Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit të saj ka qartësuar se procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të nisë nga dita e konsyituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda 60 ditëve.
 
Ndërkohë, për formimin e qeverisë subjektet politike kanë afatet e përcaktuara kushtuese nëse arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje apo nëse partia që mori shumicën e votave mund të ketë 61 vota të mjaftueshme për zgjedhje.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.