Protesta anembanë botës pasi Izraeli ndalon flotën e ndihmave për në Gaza
Protesta anembanë botës pasi Izraeli ndalon flotën e ndihmave për në Gaza 02.10.2025 | 03:36
Protesta masive kanë shpërthyer në shumë qytete të botës pasi forcat izraelite ndërhynë dhe ndaluan flotën e ndihmave humanitare të njohur si "Global Sumud Flotilla", në të cilën po merrte pjesë edhe aktivistja e njohur për çështjet e klimës, Greta Thunberg.
 
Kjo flotë me mbi 40 anije kishte si qëllim të dërgonte ndihma urgjente për civilët në Rripin e Gazës, një zonë e goditur rëndë nga lufta dhe ku, sipas organizatave ndërkombëtare humanitare, në disa rajone tashmë është shpallur zyrtarisht uria.
 
Mjetet lundruese bartnin furnizime jetike si ushqime, ilaçe dhe pajisje mjekësore të domosdoshme për popullatën e bllokuar.
 
Ndërhyrja e Izraelit për të ndaluar flotën ka nxitur reagime të ashpra në mbarë globin. Në shumë vende u mbajtën protesta në shenjë solidariteti me misionin humanitar dhe për të dënuar ndalimin e tij.
 
Florence: Thousands protest against Israel’s interception of the Global Sumud Flotilla. pic.twitter.com/bEC2EoqExa
— Clash Report (@clashreport) October 1, 2025
 
Demonstruesit dolën në rrugë në qytete të mëdha të Italisë, Spanjës, Francës, Turqisë, Belgjika dhe shumë vende të tjera, duke mbajtur pankarta me mesazhe për paqe, drejtësi dhe mbështetje për popullin palestinez.
 
Shumë protestues e cilësuan ndalimin e flotës si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe një pengesë të papranueshme ndaj përpjekjeve për të ndihmuar civilët në nevojë të dëshpëruar.
 
Aktivistë, organizata të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan një përgjigje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar dhe lehtësimin e menjëhershëm të qasjes për ndihma në Gaza.
 
Greta Thunberg, e cila ishte pjesë e kësaj nisme, përmes një deklarate tha se qëllimi i flotës ishte vetëm humanitar dhe se bllokimi i saj është një tregues i qartë i dështimit moral të politikave që pengojnë ndihmën për viktimat civile. Ajo theksoi se solidariteti global është më i rëndësishëm se kurrë dhe se veprime të tilla nuk do të ndalin përpjekjet për drejtësi dhe ndihmë ndaj atyre që vuajnë. /Telegrafi/
 
Athens: Protest held after Israel’s illegal interception of the Sumud Flotilla. pic.twitter.com/Pd2OQrn2zJ
— Clash Report (@clashreport) October 1, 2025
Brussels: Protest in support of the Global Sumud Flotilla. pic.twitter.com/kBWOtxMd2O
— Clash Report (@clashreport) October 1, 2025
Rome: People have taken to the streets in support of the Global Sumud Flotilla. pic.twitter.com/SBtAkjw3OG
— Clash Report (@clashreport) October 1, 2025
Paris: Protest at Place de la République against Israel’s seizure of the Global Sumud Flotilla. pic.twitter.com/X5zIdH1O6a
— Clash Report (@clashreport) October 1, 2025
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.