Shala nga IKD: Kuvendi ende nuk është konstituar – Nëse s’ka marrëveshje politike, zgjidhja e vetme do të jenë zgjedhjet e reja
Shala nga IKD: Kuvendi ende nuk është konstituar – Nëse s’ka marrëveshje politike, zgjidhja e vetme do të jenë zgjedhjet e reja 02.10.2025 | 14:54
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituar në mënyrë të plotë, pasi nuk është zgjedhur një nga nënkryetarët nga komuniteti serb, raporton GazetaBlic.
 
Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, në një intervistë për GazetaBlic, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e vërteton qartë se konstituimi i Kuvendit nuk ka përfunduar, përkundër shpalljes së tij nga kryetari i Kuvendit.
 
“Njoftimi i publikuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, vërteton katërcipërisht atë që e kishim thënë parapraktisht si IKD, se pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe nënkryetarët nga radhët jo shumicë, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar dhe përkundër faktit që u shpall i tillë nga kryetari i Kuvendit, realisht Kuvendi nuk është i konstituar. Kushtetua është e qartë, që janë pesë nënkryetarë të Kuvendit të cilët duhet të zgjidhen dhe që nuk kanë ndodhur në rastin konkret, dhe Gjykata Kushtetuese e deklaroi këtë fakt ku tha se konstituimi i Kuvendit nuk ka përfunduar”, tha ai.Ai nënvizoi se mund të ketë edhe elemente të tjera të rëndësishme që do të qartësohen vetëm pasi të publikohet aktgjykimi me arsyetimin e plotë.
 
“Llogaritja 12 ditore fillon nga momenti kur aktgjykimi të publikohet si i plotë, dhe ai tu shpërndahet palëve. Duhet të theksohet se mund të ketë edhe një sërë çështjesh dhe standartesh të tjera të cilat i ka vendosur Gjykata Kushtetuese për këtë çështje dhe që këto ende nuk i dim deri në momentin kur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet si i plotë që përfshinë edhe arsyetimin e vendimit”, vlerësoi ai.Shala thotë se Kushtetuesja ende nuk ka paraparë ndonjë pasojë jurdike në rast se nuk respektohet afati i dhënë nga Gjykata Kushtetutese.
 
“Gjykata Kushtetuese sikur edhe në rastet e tjera që kemi thkesuar nuk ka paraparë pasojë juridike se çfarë mund të ndodhë nëse nuk respektohet ky afat, kjo është e parë, e dyta edhe në Kushtetutë nuk ka diçka specifike, ndonjë normë specifike që tregon se cila është pasoja juridike Kushtetuese nëse nuk veprohet sipas këtij afati. As në dispozitivin e publikuar nuk kemi parë që ka ndonjë pasojë juridike, specifike, mirëpo bazuar në aktgjykimet e tjera dhe në tekstin e Kushtetuës nuk ka dicka specifike që mund të ketë në këtë drejtim që të thuhet se kjo është pasojë juridike nëse deputetët nuk vazhdojnë tutje”, theksoi ai.Tutje ai rikujtoi se proceduralisht, nga momenti i publikimit të aktgjykimit, fillon llogaritja e afatit 12-ditor, dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, brenda 48 orëve nga ky moment duhet të caktohet dhe të mbahet seanca për të vepruar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
 
“Proceduralisht në momentin që publikohet aktgjykimi, aty edhe fillon llogaritja 12 ditore dhe në bazë të rregullores së Kuvendit, deputetët duhet që brenda 48 orëve jo më larg se 48 orë ta caktojnë dhe ta mbajnë seancën dhe të veprojnë në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese”, tha tutje.Ai thekson se mund të përsëriten sërish skenarë bllokues në procesin e konstituimit të Kuvendit, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë.
 
Ku thotë se që nga fillimi i këtij procesi, janë paraqitur vazhdimisht pengesa të reja që kanë pamundësuar përfundimin e konstituimit.“Nuk do doja të besoja se do të ndodhin përseri skenarë të tillë, sepse nëse do të shohim deri tani se si është vepruar kemi parë se vazhdimisht ka dal një skenarë i ri bllokues drejt konstituimit të Kuvendit. Thjeshtë më e pakta që mund të bëj është që edhe në këtë radhë aktgjykimi të zbatohet, e dyta pres që mos të ketë veprime të cilat e sabotojnë zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.
 
Duke komentuar situatën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Shala theksoi se nëse vazhdon pamundësia e liderëve politikë për të arritur një marrëveshje për koalicion dhe formimin e institucioneve, atëherë zgjidhja e vetme do të jenë zgjedhjet e reja.Ai vlerëson se skenari më i keq është gjendja në të cilën jemi tani.
 
“Nëse rezultati i dal nga zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe pamundësia e liderëve politik, që ta arrijnë një marrëveshje koalicioni për të formuar institucionet, për të formuar qeverinë, nuk është e mundur atëherë nuk ka zgjidhje tjeter, duhet që të merren veprimet e nevojshme për të shkuar në zgjedhje. Skenari më i keq është gjendja në të cilën jemi, në asnjë rrethanë nuk mundemi të mbesim në gjendjen në të cilën jemi”, përfundoi Shala për GazetaBlic.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.