Tensionet Washington-Pekin, Rubio: Vizita e Xi Jinping në SHBA mbetet ende në fuqi
Tensionet Washington-Pekin, Rubio: Vizita e Xi Jinping në SHBA mbetet ende në fuqi 20.07.2026 | 14:28
Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë sipas planit, pavarësisht tensioneve të fundit mes Uashingtonit dhe Pekinit, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
 
“Ne presim që vizita të zhvillohet në shtator”, u tha Rubio gazetarëve në Bazën e Përbashkët ”Andrews”, përpara nisjes drejt Filipineve për takimin e ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
 
Sipas tij, zyrtarët kinezë po vazhdojnë të dërgojnë ekipe për të përgatitur vizitën.
 
“Nuk kam dëgjuar asgjë që të tregojë të kundërtën. Nuk kam arsye të besoj se ata nuk do të vijnë,” tha Rubio.
 
Deklaratat e Rubios vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat ai i humbi përballë Joe Biden. Pekini i hodhi poshtë këto akuza.
 
Trump vizitoi Pekinin në muajin maj dhe i bëri ftesë Xi Jinping të zhvillojë një vizitë kthimi në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator.
 
Rubio theksoi se mosmarrëveshjet mes dy fuqive janë të pashmangshme, por shtoi se SHBA-ja dhe Kina kanë përgjegjësi të ruajnë dialogun dhe marrëdhëniet në interes të qytetarëve të tyre dhe të stabilitetit ndërkombëtar.
 
Një mundësi për kontakte mes palëve mund të krijohet që të martën, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të ASEAN-it në kryeqytetin filipinas, Manila.
 
Sipas raportimeve të mediave, në takim pritet të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, si dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
 
I pyetur nëse planifikon takime dypalëshe në kuadër të samitit, Rubio nuk konfirmoi asnjë takim konkret, por tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për bisedime.
 
“Ne do të ishim të gatshëm të takoheshim me ta, pa dyshim”, u shpreh ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.