Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump mbërritën mbrëmë vonë në aeroportin Stansted të Londrës, teksa fillon vizitën e dytë shtetëore në Britani, përcjell Gazeta Metro.
Trump bëhet zyrtarisht presidenti i vetëm në histori që pranon dy pritje shtetërore nga monarku britanik, ndërsa ftesa iu dha nga kryeministri gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë më herët këtë vit.
Presidenti Trump e kishte pasur vizitën e parë shtetërore në Britani në vitin 2019, kur atëbotë pritej nga Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta e Dytë.
Kësaj radhe, presidenti amerikan do të pritet nga Mbreti Charles, ndërsa mbrëmë pranoi mirëseardhje në aeroport nga kryediplomatja britanike, Yvette Cooper./gazetametro.net
🚨 BREAKING: President Trump has just touched down outside of London for his second state visit to the UK
British media is SUPER excited to watch Trump come in
“James James let me interrupt you! This is Air Force One landing right now!”
GUARANTEE they didn’t do this for Biden! pic.twitter.com/yuxSMA7yHJ
— Nick Sortor (@nicksortor) September 16, 2025