“Kukësi e Rozhaja kufij europianë”, Maliqi: Rezultati i “sovranistëve” do të jetë ngulitja e Kosovës në orbitën e “botës serbe”
“Kukësi e Rozhaja kufij europianë”, Maliqi: Rezultati i “sovranistëve” do të jetë ngulitja e Kosovës në orbitën e “botës serbe” 03.07.2026 | 03:32
Kukësi e Rozhaja kufij europianë, Maliqi: Rezultati i “sovranistëve” do të jetë ngulitja e Kosovës në orbitën e “botës serbe”.
 
Analisti politik, Agon Maliqi, ka publikuar një hartë të mundshme se si do të mund të duket rajoni në rast se shtetet fqinje të Kosovës, përveç Serbisë, do të anëtarësoheshin në Bashkimin Europian.
 
Maliqi paralajmëroi se nëse Kosova nuk del nga pozicioni stagnues që aktualisht ka në procesin e dialogut me Serbinë, rezultati do të nënkuptonte ngulitje e Kosovës “në orbitën e shteteve të marra peng nga Serbia së jashtmi nën ombrellën e “botës serbe””.
 
“Nëse Kosova nuk mbushet mend dhe nuk del nga dehja dhe dalldia populliste dhjetëvjeçare mbi dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, brenda 3-5 viteve kjo mund të bëhet harta politike e Ballkanit, me Kukësin dhe Rozhajen si kufi europian të Kosovës. Rezultati ironik i “sovranistëve” që po e luftojnë Serbinë nga brenda, ka për të qenë ngulitja edhe më e thellë e Kosovës në orbitën e shteteve të marra peng nga Serbia së jashtmi nën ombrellën e “botës serbe”, si dhe përmbysja e trendit integrues me Shqipërinë nga kufiri i fortë europian”.
 
Maliqi thotë se është lehtësisht e kuptueshme se pse dështimi i dialogut me Kosovën “ka qenë synimi dhe ëndrra e nacionalistëve serbë, sepse na mban peng”, por se, shton ai, më pak e kuptueshme është se “pse këtij synimi i ka ndihmuar edhe dalldia jonë populiste”.
 
Mali i Zi dhe Shqipëria janë lavdëruar nga Bashkimi Europian për hapat e ndërmarrë drejt përmbushjes së kritereve të kërkuara nga BE për t’u bërë anëtare të Unionit. Viti 2027 shihet si i mundshëm për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, ndërsa për Shqipërinë si objektiv është vendosur viti 2030. Edhe Maqedonia e Veriut i ka të hapura negociatat për anëtarësim.
 
Ndërkaq, për Kosovën e Serbinë kushti i pakalueshëm është normalizimi i marrëdhënieve përmes dialogut të udhëhequr nga Brukseli.
 
Për më tepër, Kosova është vendi i vetëm në rajon që aplikimi për anëtarësim s’ka kaluar as fazat fillestare.
 
Procesi i dialogut është bllokuar për shkak të mungesës së institucioneve stabile në Kosovë. Me formimin e Qeverisë së fundi, shefja e diplomacisë së BE’së, Kaja Kallas, paralajmëroi një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi, i cili do të ishte i pari pas afër tri vitesh, por u shty sërish për shkak të shkuarjes në zgjedhje të reja në Kosovë pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit./Express/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.