“Lutjet e Mëngjesit” në ShBA, Kosova me delegacion mbi 30 veta, mungon Qeveria Kurti dhe VV-ja
“Lutjet e Mëngjesit” në ShBA, Kosova me delegacion mbi 30 veta, mungon Qeveria Kurti dhe VV-ja 05.02.2026 | 02:52
Sikurse çdo vit edhe sivjet Kosova është prezentë me një delegacion të madh në ceremoninë e ‘Lutjeve të Mëngjesit” në ShBA. Delegacioni, i cili numëron afro 40 veta, përbehet nga deputetë, prokurorë, kryetar komunash e afaristë të ndryshëm. Megjithatë, pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme nuk është askush nga Qeveria Kurti dhe VV-ja.
 
Gazeta Nacionale ka mësuar se në këtë ceremoni do të marrë pjesë askush prej qeverisë dhe VV-së.
 
Një gjë të tillë e konfimrojnë edhe fotografitë që janë shpërndarë nga Ambasada e Kosovës në Uashington. Në këto fotografi nuk shihet asnjë deputet i VV-së.
 
“Sot në Ambasadë kishim kënaqësinë të mirëpresim pjesëmarrës nga Kosova në Mëngjesin e Lutjeve, në mesin e tyre deputetë, ndërmarrës, përfaqësues të komunitetit e të mediave”, thuhet në postim e Ambasadës së Kosovës.
 
Në anën tjetër, partitë opozitare janë të përfaqësuar në këtë ngjarje nga disa deputetë.
 
Zyrtarët e PDK-së që po marrin pjesë në këtë ceremoni janë Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Blerat Deliu dhe disa zyrtarë tjerë.
 
LDK-ja përfaqësohet nga nënkryetari Lutfi Hazir, Armend Zemaj dhe disa zyrtarë tjerë.
 
Kurse, AAK-ja përfaqësohet nga lideri i saj Ramush Haradinaj dhe deputeti Besnik Tahiri.
 
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi nga ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA.
 
Ai ka bërë me dije se është shumë domethënëse që Kosova përfaqësohet në këtë ngjarje.
 
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë mënyrë Kosova rikonfirmon miqësinë me ShBA-të.
 
“Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta. Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj. 
 
Pjesë e delegacionit janë edhe disa kryetarë të komunave të Kosovës si Përparim Rama dhe Shaqir Totaj.
 
Me ftesë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ceremonia Kosova përfaqësohet edhe nga pushteti gjyqësor.
 
Pjesë e kësaj ceremonia është edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi dhe prokurori special, Naim Abazi.
 
Gjatë qëndrimin në ShBA-së zyrtarët e Prokurorisë Speciale kanë zhvilluar takime të rëndësishme në Uashington.
 
Lutjet e Mëngjesit janë një ceremonia me traditë mbi gjashtë dekadeshe.
 
Kjo ceremoni organizohet çdo vit, më 4 shkurt. Në këto lutje të përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës. 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.