'Komisioni i Pavarur i Kurtit': Çmenduri’ në KPM, diskutohet mbyllja e emisionit “Debat Plus”
'Komisioni i Pavarur i Kurtit': Çmenduri’ në KPM, diskutohet mbyllja e emisionit “Debat Plus” 11.06.2026 | 02:58
Juristja Flutura Kusari, e cila monitoron në vazhdimësi Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), ka alarmuar se si në këtë institucion sot është diskutuar për mbylljen e një emisioni televiziv.
 
Ajo ka thënë se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet KPM-ja, pasi për herë të parë u bisedua për ta mbyllur një emision televiziv.
 
“Sot, për herë të parë prej se unë e monitoroj punën e KPM-së, u diskutua për mbylljen e një emisioni informativ, përkatësisht të Debat Plus. Nuk u vendos mbyllja e tij, por u tha se, nëse përsëriten ‘shkeljet’, do të shqyrtohet mundësia e mbylljes së emisionit (parafrazim i deklaratës)”, ka bërë të ditur Kusari.
 
Ndaj kësaj “çmendurie” të KPM-së ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile, gazetarë e njerëz të mediave.
 
Agon Maliqi nga shoqëria civile e ka quajtur KPM-në, Komisioni i “Pavarur” i Mediave i Albin Kurtit, që ka marrë rolin për ta mbytur hapësirën kritike.
 
“Komisioni ‘i Pavarur’ i Mediave i Albin Kurtit e ka marrë përsipër një mision politik për ta mbytur hapësirën kritike. Mbajini në mend mirë emrat e këtyre komisionerëve, sepse dikur kanë për të dhënë llogari”, ka shkruar Maliqi në reagimin e tij.
 
Ndërsa gazetari dhe komentatori politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se anëtarët e KPM-së mund edhe ta kenë dëshirën për të mbyllur emisione televizive, por që nuk do t’ia dalin asnjëherë.
 
Ndërsa e ka quajtur idioteske dëshirën për ta mbyllur një emision vetëm pse e kritikon pushtetin.
 
“Anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), si Drita Morina, munden edhe t’i shfaqin joprofesionalizmin dhe dëshirën për të mbyllur emisione televizive, siç është ‘Debat Plus’, por një gjë e tillë nuk mundet dhe nuk do të ndodhë asnjëherë. KPM duhet ta kuptojë se ekzistojnë procedura të qarta ligjore se si adresohen dhe zgjidhen ankesat e palëve. Kurse, deklaratat idioteske që kërkojnë mbyllje emisionesh vetëm pse dikush kritikon pushtetin, i takojnë një mendësie totalitare dhe të rrezikshme. Ndonjëherë shpërfaqin edhe budallallëk”, ka shkruar Mushkolaj.
 
Ndaj këtij absurditeti të KPM-së ka folur edhe gazetari Adriatik Kelmendi. Ai e ka cilësuar si kërcënim për mediat diskutimin nga anëtarët e KPM-së për mbylljen e një emisioni televiziv.
 
“Kjo është shumë alarmante. Duket si naivitet dhe padituri, por po merr përmasa të një kërcënimi për fjalën dhe median e lirë. E kanë tentuar edhe pushtete të tjera. E dimë se ku kanë përfunduar. Sa më parë që do ta shohin se kanë hyrë në rrugë të gabuar, aq më lehtë do të kapërcehen gabimet. Sa më shumë që vazhdojnë, aq më keq për ta dhe reputacionin e Kosovës. Se fjalën e lirë nuk do ta ndalin. As tash, as kurrë!”, ka shkruar Kelmendi.
 
Duhet theksuar se nuk është hera e parë që KPM-ja, që nga kapja nga pushteti i VV-së, tenton të mbyllë dhe censurojë media përmes mekanizmave të saj. Një gjë të tillë kishte tentuar ta bënte edhe ndaj televizionit Klan Kosova./Nacionale
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.