Bëhet fjalë për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe përpjekjen për të zëvendësuar Rusinë si furnizuesi më i madh - me Greqinë që luan një rol kyç.
“Shtetet e Bashkuara po e përdorin transformimin e furnizimit me energji të Evropës për të zgjeruar ndikimin e tyre gjeopolitik në Ballkan. Duke investuar në tubacione dhe terminale të LNG-së dhe kontrata afatgjata për furnizimin me gaz të lëngshëm, ajo dëshiron të bëhet furnizuesi më i rëndësishëm i gazit në Ballkan. Megjithatë, në Bruksel ka shqetësim në rritje se Evropa mund ta zëvendësojë kështu një varësi të vjetër me një të re”, shkruan gazeta gjermane Kölner Stadtanzeiger.
Autori i artikullit, Gerd Höhler, i referohet Forumit të Biznesit të Dubrovnikut, në margjinat e të cilit kompanitë amerikane nënshkruan së fundmi kontrata me vlerë miliarda dollarë. Ndër projektet më të rëndësishme është ndërtimi i gazsjellësit Southern Interconnection, i cili do të transportojë gazin natyror të lëngshëm amerikan (LNG) nga Krk i Kroacisë deri në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gazsjellësi 236 kilometra i gjatë, i vlerësuar në 1.5 miliardë dollarë, do të financohet, ndërtohet dhe operohet nga kompania amerikane AAFS Infrastructure and Energy LLC, thuhet në tekst. Kjo ka lidhje të ngushta me rrethin e Presidentit Donald Trump. Sekretari i Energjisë i SHBA-së Chris Wright tha se ky projekt do të ketë mbështetjen e qeverisë amerikane.