AKB: Ngritja e çmimit të energjisë rrit inflacionin dhe varfërinë në Kosovë
AKB: Ngritja e çmimit të energjisë rrit inflacionin dhe varfërinë në Kosovë 28.04.2025 | 14:15
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin dhe paralajmërimi se rritja e energjisë rrit inflacionin, varfërinë dhe thellon krizën ekonomike në Kosovë.
 
“Rritja e fundit prej 16% e çmimit të energjisë elektrike pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e inflacionit në vend. Vetëm muajit e kaluar, inflacioni ka shënuar një rritje prej rreth 4%, pa përfshirë efektin e kësaj rritjeje të re të çmimit të energjisë. Me aplikimin e tarifave të reja, inflacioni pritet të përshkallëzohet edhe më tej, duke goditur drejtpërdrejt fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke rritur koston e jetesës”, thuhet në reagimin e AKB-së.
 
Kjo situatë, sipas Shahinit, do të rëndojë edhe më shumë pozitën ekonomike të qytetarëve, duke shtuar varfërinë, ndërsa bizneset tashmë kanë filluar të bëjnë kalkulime të reja, që do të çojnë në rritje të çmimeve të shërbimeve dhe produkteve për konsumatorët kosovarë.Agim Shahini, kryetari i AKB-ës, kërkon nga institucionet përkatëse që të rishqyrtojnë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke marrë parasysh ndikimin negativ në ekonominë e vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve.
 
“Ne besojmë se përkrahja e qytetarëve dhe bizneseve, veçanërisht në këtë periudhë sfiduese ekonomike, duhet të jetë prioritet i padiskutueshëm i institucioneve të vendit pa varësisht ngërçit politik që po godet në formë tjetër ekonomin dhe imazhi e Kosovës”, thuhet në reagimin e AKB-së.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.