ATRC dhe Banka Botërore kanë mbajtur eventin përmbyllës të projektit PIAKOS, i cili synon të rrisë informimin e qytetarëve për të drejtat pronësore, të lehtësojë qasjen në ndihmë juridike falas dhe të mbështesë proceset e regjistrimit të pronës, me theks të veçantë te gratë dhe grupet e cenueshme, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Serbia nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011. Ai ka folur edhe për reformat në regjistrimin e pronave dhe mbështetjen për familjet në nevojë.Duke folur për rëndësinë e të drejtës së pronës dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike e shoqërisë civile, Kurti ka thënë se dokumentacioni pronësor është thelbësor për sigurinë juridike, mirëqenien dhe dinjitetin e familjeve.
“Është kënaqësi e veçantë të jem bashkë me ju këtu sot në përmbylljen e projektit PIAKOS, një nismë e cila ka vënë në pah rëndësinë e të drejtës së pronës, e cila, si e tillë, nuk duhet të mbetet vetëm garanci në letër, por të jetohet e të zbatohet, të jetohet për secilin qytetar pa dallim. Natyrisht, kjo tematikë është e lidhur ngushtë edhe me dikasterin tonë qeveritar, përkatësisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por besoj se kemi bërë mirë që në këtë mandat e kemi ndarë nga infrastruktura dhe transporti, dhe në këtë mënyrë çështja e pronës, kadastrit dhe banimit, që kanë në bosht zhvillimin e qëndrueshëm, barazinë sociale dhe programin tonë qeveritar, merr vëmendje më të posaçme. Dokumentacioni është garantues i sigurisë juridike, që është parakusht për sigurinë e shtëpisë, banesës, e po ashtu edhe të mirëqenies dhe dinjitetit të një familjeje. Banesa është e drejtë e njeriut dhe nuk mund të kuptohet jeta cilësore pa banim të sigurt”, tha Kurti.
Kryeministri ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ATRC-së në kuadër të projektit PIAKOS, duke theksuar se përfitimet e tij janë shtrirë drejtpërdrejt te qytetarët në 16 komuna të vendit. Sipas tij, gratë kanë qenë ndër përfitueset kryesore, veçanërisht në rregullimin e dokumentacionit pronësor dhe procedurave të trashëgimisë.“Bashkëpunimi i qeverisë sonë me Qendrën për Avokim dhe Trajnim (ATRC), nëpërmjet programit PIAKOS, është me të vërtetë një vlerë e shtuar, sepse ai nuk u ndal te fushata informuese, por u zbatua në terren me qytetarët, përmes mbështetjes direkte në 16 komuna anë e mbanë Kosovës.
Me ç’rast, meritë të veçantë kanë shumë aktivistë të cilët punuan në këtë drejtim dhe ku përfituese janë posaçërisht gratë, të cilat arritën të rregullojnë dokumentacionin pronësor, procedurat e trashëgimisë, te noterët dhe shërbimet gjeodezike. Për më pak se një dekadë, është 300-fishuar regjistrimi i pronave nga të dy bashkëshortët. Në vitin 2016, kanë qenë rreth 100 prona në të gjithë Kosovën që janë regjistruar në emër të të dy bashkëshortëve të këtij çifti. Dhe sot që po flasim, kjo shifër është rreth 31.000. Pra, kemi një rritje 300-fish të numrit të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve”, shtoi.
Zëvendësdrejtoresha e Bankës Botërore për Kosovën, Jane Millicent Sprouster, tha se projekti është pjesë e partneritetit afatgjatë të institucionit me sektorin e tokës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile.
“Banka Botërore e ndan këtë përkushtim, prandaj kemi financuar projektin për infrastrukturën hapësinore dhe gjeohapësinore, si dhe kemi dhënë fonde edhe për mbështetjen e PIAKOS-it. Këto përpjekje janë pjesë e një partneriteti tonë të gjatë me sektorin e tokës në Kosovë, i cili tashmë ka vazhduar pothuajse dy dekada. Projekti PIAKOS ka demonstruar se çfarë mund të arrihet kur institucionet publike dhe shoqëria civile punojnë bashkë. Në shkallë të gjerë, 23 organizata të shoqërisë civile kanë marrë pjesë në aktivitete në të gjithë Kosovën, duke ndihmuar që të sillen informacione, mbështetje ligjore dhe udhëzime praktike për njerëzit që kishin nevojë për to.
Përmes përpjekjeve të tyre, mijëra e mijëra njerëz kanë përfituar nga fushatat e ndërgjegjësimit publik, ndihma juridike falas dhe nga zhvillimi i kapaciteteve. Materialet mbi të drejtat mbi tokën janë përkthyer në të gjitha gjuhët e komuniteteve të Kosovës. Informatat për ndihmën kanë arritur te audienca të gjera. Janë themeluar partneritete me institucionet qeveritare për të forcuar komunikimin për rindërtimin e kadastrit, legalizimin e pronave, ndihmën juridike falas dhe, kohët e fundit, edhe projektin e qeverisë për banim social. Rezultatet e kësaj fushate janë mbresëlënëse: rreth 7,000 familje nga sfondet e ndryshme janë takuar përmes fushatës derë më derë.
Mbi 5,000 të rinj kanë mësuar për të drejtat e tyre pronësore përmes takimeve në shkolla, kampeve verore dhe aktiviteteve interaktive në të gjitha komunat e Kosovës. 2,000 familje kanë marrë ndihmë juridike nga juristët dhe më shumë se 1,800 profesionistë ligjorë janë trajnuar që ta kryejnë këtë punë”, tha ajo.Drejtori ekzekutiv i ATRC-së, Kushtrim Kaloshi, theksoi rëndësinë e tejkalimit të pengesave që qytetarët, veçanërisht gratë, hasin në realizimin e të drejtave të tyre, duke nënvizuar se projekti ka synuar të ofrojë mbështetje konkrete për qytetarët.“Të drejtat e punonjësve janë një e drejtë themelore e qytetarëve, megjithatë, shumë njerëz shohin sfida në realizimin e saj në praktikë. E drejta e punës është rregulluar me ligj, por ka sfida në jetësimin e saj në praktikë nga ana e punëdhënësve në Kosovë.
Për më shumë, mbi këtë datë është ndërtuar ky projekt i angazhimit për barazi, që gjatë këtyre viteve e këtyre muajve të këtij viti, kemi synuar që këto vështirësi me të cilat ballafaqohet një grua të tejkalohen gjatë muajit tetor dhe nëntor. Kur flasim për të drejtën e punës, nuk flasim thjesht për dokumente, nuk flasim thjesht për parcelë, nuk flasim për procedurën e taksave, është çështje shumë më e gjerë se kaq. Flasim për sigurinë e një familjeje, flasim për pavarësinë ekonomike të një familjeje, të një gruaje, mundësitë e një fëmije dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin dhe barazinë e një qytetari. Edhe këtu kemi parë mjaft aktivitete gjatë kësaj periudhe.
Për më shumë, qytetarët e Kosovës, veçanërisht gratë, komunikimi me të cilat dhe grupet e caktuara janë zhvilluar në këtë drejtim dhe kjo vazhdon të përbëjë një mungesë përfaqësimi, për këtë shkak edhe këtë vit kemi parë fshatrat e komunës, i përkimin këtij televizioni. Konsultimet shpesh administrative, burokratike pa nevojë, jo pragmatike, që sekretari ose e përkujton një familje që realizon të drejtat e punës, shpesh kostot që familjet e caktuara nuk i përballojnë dot, kosto për të realizuar një të drejtë pune, dhe jo rrallëherë edhe tradita që e dimë se çfarë është për të penguar një grua që do të doja të kapërcente një problem. Përmes këtij muaji, kemi punuar që këto pengesa të mos mbeten vetëm probleme të identifikuara, sepse kanë qenë të identifikuara si të tilla, por t’i kthejmë në çështje të cilat ofrojnë mbështetje konkrete për zgjidhje.
Ne nuk kemi pritur që qytetarët të vijnë te institucionet, siç tha dhe zonjusha e Bankës Botërore, por ne kemi shkuar te ata, për t’i dëgjuar, për t’i informuar, për t’i mbështetur në realizimin e të drejtës së tyre”, theksoi ai.Menaxherja e projektit PIAKOS në ATRC, Odeta Naks, prezantoi rezultatet e projektit, duke bërë të ditur se aktivitetet kanë përfshirë më shumë se 7,000 familje, janë zhvilluar në 38 komuna dhe kanë përfshirë 157 shkolla publike dhe private.
Ajo theksoi se projekti ka pasur fokus të veçantë te informimi për të drejtat pronësore, barazia gjinore në trashëgimi dhe ofrimi i ndihmës juridike falas.“Pra, kanë qenë më shumë se 7,000 familje, përfshirë edhe përfaqësues të shoqatave të të verbërve dhe shurdhmemecëve të Kosovës. 50% e këtyre familjeve, jemi siguruar që të kemi kod gjinor, pra, më shumë se 50% kanë qenë gra. Kemi pasur një shifër shumë të lartë të aktiviteteve informuese, e cila ka arritur në 1,800 aktivitete informuese për informim të drejtpërdrejtë, nëpërmjet mediave, gjithashtu edhe nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve që kemi bërë në mbarë Kosovën. Siç e përmendi edhe kryeministri, ne kemi ndihmuar gjithashtu edhe 16 komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Aty kemi ndihmuar me Këshillin Juridik Falas, ku tashmë janë bërë më shumë se 80 pronarë të rinj. Ky projekt ka qenë në 16 komuna të ndryshme, megjithatë, në tërësi projekti ka punuar në 38 komuna të Kosovës, përfshirë të gjitha komunat me shumicë serbe. Gjithashtu, projekti ka punuar në 33 komuna të Kosovës për ndihmë juridike falas. Unë do të thoja pak këtu për një punë shumë të veçantë që është bërë me shkollat. Kanë qenë 157 shkolla publike dhe private, në të cilat ne kemi mbajtur debate me nxënësit. Do të theksoja këtë, sepse ne kemi shumë nevojë që ta informojmë brezin e ri në lidhje me të drejtat e tyre pronësore, me barazinë gjinore në trashëgimi dhe me nevojën që brezi i ri ka për të rregulluar dokumentet kadastrale dhe trashëgiminë.
Kjo është një nga fotot e cila tregon përdorimin e raketës, e cila ka përfshirë vajza nga tri komunitete të ndryshme. Ka qenë pak e vështirë të gjejmë skuadra nga tri komunitete me vajza që të përfshihen, por e kemi ndarë si shërbim në vazhdimësi. Kanë qenë vajza nga komuniteti shqiptar, komuniteti serb dhe komuniteti rom. Kjo ndeshje është zhvilluar gjithashtu në bashkëpunim me organizatën e shoqërisë civile Asist. Shumë fushata verore gjithashtu janë organizuar për të rinjtë gjatë verës, përpos aktiviteteve të ndryshme që kemi mbajtur me ta. Për këshillim juridik falas, nga këto 7,000 familje, kemi shkuar me ata që kanë kërkuar ndihmë juridike falas, ku kemi arritur në më shumë se 2,000 familje që janë ndihmuar me ndihmë juridike falas. Prej këtyre 2,000 familjeve, ne tashmë llogarisim rezultatet për më shumë se 300 pronarë të rinj që janë shtuar në kadastër, si bashkëpronarë apo edhe si pronarë të veçantë.
Në formalizimin e të drejtave pronësore, do të doja të ndalesha pak te të gjitha rastet që thashë janë më shumë se 300 pronarë, por nëse e shikoni për një moment, janë 120 gra. Pse janë 120 gra? Arsyeja është sepse gratë në Kosovë akoma hasin hezitim në të kërkuarit e të drejtave të tyre pronësore. Me gjithë dëshirën e madhe që ne kemi pasur të fokusohemi që minimalisht 50% prej tyre të jenë gra, kemi hasur në vetë hezitimin e grave, edhe në presionin që ato kanë në shoqëri për të pranuar trashëgiminë apo pronësinë në momente të ndryshme të jetës së tyre”, tha ajo.Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Driton Hyseni, vlerësoi bashkëpunimin me ATRC-në përmes projektit PIAKOS, duke theksuar rëndësinë e çështjeve pronësore, kadastrit dhe banimit për zhvillimin e qëndrueshëm dhe barazinë sociale.
“Për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, çështja e pronës, e kadastrit dhe e banimit përbën shtyllën kurrizore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të barazisë sociale. Qendra jonë e ka vendosur banimin social dhe të përballueshëm në qendër të politikave publike, sepse një shtëpi e sigurt dhe me dokumentacion të rregulluar është çështje e mirëqenies, e dinjitetit dhe e sigurisë juridike të familjeve tona. Kjo është arsyeja që ne e vlerësojmë lart bashkëpunimin që kemi pasur me ATRC-në përmes projektit PIAKOS, dhe për ne ka një vlerë të veçantë. Si ministri, kemi treguar se reforma në pronë dhe kadastër nuk është vetëm deklarative, por ajo po realizohet me hapa konkretë dhe me vendosmëri institucionale”, tha ai.