Haddad: Do të punojmë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës
Haddad: Do të punojmë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës 27.07.2026 | 14:51
Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Parisit për Kosovën, duke theksuar se Franca do të punojë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës.
 
Në konferencën për media pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Haddad tha se vizita e tij në Prishtinë është dëshmi e miqësisë së kahershme mes dy vendeve dhe synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
 
“Kam kënaqësinë që jam sot në Prishtinë si mik personal i Kosovës dhe si përfaqësues i presidentit Emmanuel Macron. Përtej miqësisë sonë, marrëdhëniet mes Francës dhe Kosovës janë të kahershme. Mbështetja jonë ka qenë gjithmonë e qëndrueshme dhe unë e konsideroj veten mik të Kosovës prej shumë vitesh”, tha Haddad.Ai theksoi se Franca është e gatshme të mbështesë Kosovën edhe financiarisht në fusha të ndryshme, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
 
“Jemi të gatshëm që ta përkrahim financiarisht Kosovën edhe në fusha të tjera”, u shpreh ministri francez.Duke folur për proceset integruese të Kosovës, Haddad tha se gjatë takimeve me zyrtarët kosovarë është diskutuar edhe për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
 
“Do të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës”, deklaroi Haddad.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.