Haddad: Erdha në Kosovë pas drekës së punës Macron-Kurti, vizita pjesë e angazhimit francez për BP e ribashkimin e Europës
Haddad: Erdha në Kosovë pas drekës së punës Macron-Kurti, vizita pjesë e angazhimit francez për BP e ribashkimin e Europës 27.07.2026 | 03:35
Ministri i Deleguar për Europën i Francës, Benjamin Haddad njoftoi në X për nisjen e një vizite dyditore në Kosovë.
 
Haddad tha se mbërriti në Prishtinë “me qëllim forcimin e marrëdhënieve” ndërmjet dy vendeve, ndërsa tregoi se çfarë më saktësisht ka në agjendë.
 
“Kam mbërritur në Kosovë për një vizitë dyditore me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Në agjendë: frankofonia, investimet e AFD, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe çështjet rajonale”, shkroi ai.
 
Ministri francez theksoi se kjo vizitë vjen pas drekës së punës ndërmjet presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur më 17 mars.
 
“Kjo vizitë vjen pas drekës së punës mes Presidentit Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Albin Kurti më 17 mars dhe është pjesë e forcimit të angazhimit francez në Ballkanin Perëndimor për ribashkimin e kontinentit tonë europian”, shkroi ai.
 
Haddad sot paradite u takua me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca. Ata patën më pas një konferencë të përbashkët për media. 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.