Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë dhe rrëmbimi i një serbi, çfarë dihet deri më tani?
Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë dhe rrëmbimi i një serbi, çfarë dihet deri më tani? 04.11.2025 | 03:14
Me 1 nëntor 2025, xhandarmëria serbe dyshohet se ka hyrë brenda territorit të Kosovës në afërsi të Leposaviqit, duke plagosur dhe rrëmbyer një qytetar të Kosovës, Milan Vukashinoviqin (M.V.), i cili është me nacionalitet serb.Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës ditën e djeshme.
 
Sipas Policisë, disa persona të maskuar hynë në territorin kosovar, plagosën dhe rrëmbyen viktimën, të cilën më pas e dërguan në Serbi, në drejtim të qytetit të Nishit, me një autoambulancë.Policia ka nisur hetimet dhe ka intervistuar dëshmitarë, ndërsa ka bashkëpunuar me KFOR-in për sigurinë në vijën kufitare.
 
KFOR-i reagoi duke konfirmuar  se situata përgjatë Vijës Administrative është e qetë dhe se mbetet në kontakt me Policinë e Kosovës për këtë çështje.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e konsideroi ngjarjen një shkelje të rëndë të kufirit dhe e drejta e qytetarëve, duke bërë thirrje për reagim ndërkombëtar.
 
Ai tha se ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar, duke përmendur edhe incidente të mëparshme me xhandarmërinë serbe dhe një sulm terrorist në Banjskë.Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, pretendon se ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Sipas tij, Vukashinoviqi kishte shkuar të blinte mjaltë nga një person i Ushtrisë së Serbisë, Daki Antiq, kur u sulmua nga një grup i armatosur, pjesë e të cilit ishte edhe Milan Radoiçiq.
 
Radomiroviq i cili për “Betimi për Drejtësi“ thotë se Vukashinoviqi u transportua i plagosur në Spitalin e Prokupljes dhe më pas në Spitalin e Nishit, ku i ishte ndaluar personelit mjekësor të japë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.Ai konfirmon se Vukashinoviqi nuk kishte hyrë kurrë në Serbi që nga viti 2022 dhe ishte i punësuar në pikën kufitare Jarinjë si punonjës sigurimi.
 
“Milan (Vukashinoviq) nuk i ka lënë institucionet e Kosovës që nga viti 2022 dhe që nga ajo kohë nuk shkon në Serbi. Në vitin 2024, Radoiçiq tentoi ta vriste Milanin duke i vendosur eksploziv nën makinë”, ka shtuar ai.Vukashinoviq, ka dërguar edhe lokacionin ku pretendon se ndodhi ngjarja dhe thotë se për të gjitha këto ka dhënë deklaratë edhe Policinë e Republikës së Kosovës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.