Pamje të automjeteve të KFOR-it amerikan janë parë duke vëzhguar nga afër zonën në Leposaviq, ku dyshohet se është rrëmbyer një qytetar kosovar nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.
KFOR-i ka konfirmuar se është në dijeni të rastit dhe se situata e sigurisë përgjatë vijës kufitare mbetet e qetë. Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe po vepron në koordinim me KFOR-in.
Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për cenim të integritetit territorial, ndërsa Beogradi ende nuk është deklaruar.
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje që bota demokratike të reagojë ndaj, siç e quajti ajo, “sulmeve dhe qasjes hegjemoniste të Serbisë”.