KQZ-ja përmbyll akreditimin e vëzhguesve – akreditohen 19,254 vëzhgues, mbi 91% e tyre përfaqësojnë subjektet politike
KQZ-ja përmbyll akreditimin e vëzhguesve – akreditohen 19,254 vëzhgues, mbi 91% e tyre përfaqësojnë subjektet politike 23.12.2025 | 05:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës mori vendim për akreditimin e grupit të pestë me 169 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
 
Besnik Buzhala, drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike, prezentoi organizata jo qeveritare, mediat vendore dhe te huaja, për të cilat tha se i kanë plotësuar kriteret ligjore.
 
ORGANIZATA JO QEVERITARE:
 
1.         Qendra kultutore Orfeu – 45 vëzhgues;
 
MEDIA VENDORE:
 
1.         Kontakt Kosovka Mitrovica/ Kontakt Plus – 3 vëzhgues;
2.         Alternativna – 3 vëzhgues;
3.         Televizija Gracanica – 10 vëzhgues;
4.         Klan Kosova – 95 vëzhgues.
 
MEDIA NDËRKOMBËTARE:
 
1.         Prva srpska televizija – 2 vëzhgues;
2.         Novinska agencija Tanjug – 3 vëzhgues;
3.         Radiotelevizija Srbije – 6 vëzhgues; dhe
4.         ABC NEWS ALBANIA – 2 vëzhgues.
 
Në mbledhjet e kaluara, KQZ-ja ka akredituar edhe 19,085 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë: subjekte politike të certifikuara, organizata jo qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.
 
Numri i përgjithshëm i akredituar deri tani nga KQZ-ja është 19,254:
 
•           Subjekte politike – 17,614 vëzhgues;
•           Institucione shtetërore – 66 vëzhgues;
•           OJQ vendore – 809 vëzhgues;
•           Organizata ndërkombëtare – 121 vëzhgues;
•           Përfaqësi diplomatike – 13 vëzhgues;
•           Media vendore – 554 vëzhgues; dhe
•           Media ndërkombëtare – 77 vëzhgues.
 
Në të njëjtën mbledhje, KQZ-ja ka vendosur edhe për mosakreditimin e një organizate joqeveritare vendore dhe një organizate ndërkombëtare.
 
Besnik Buzhala, drejtori i zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike, tha se refutohet akreditimi i tyre me arsyetimin se nuk kanë përmbushur kriteret ligjore të parapara me Ligjin për zgjedhjet.
 
“Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike (Zyra) gjatë vlerësimit të dokumentacionit, konstatuar se statuti e kësaj organizate (qëllimi dhe fushëveprimi) nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me monitorimin e proceseve zgjedhore apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ashtu siç kërkohet me nenin 54, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 08/L-228 dhe për rrjedhojë, nuk janë përmbushur kriteret ligjore për akreditim si organizatë vëzhguese zgjedhore”.
 
“Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (Zyra) gjatë vlerësimit të dokumentacionit, konstaton se dokumenti i ofruar edhe pse ka vulën dhe nënshkrimin, nuk dëshmon se nga cili institucion është lëshuar, me çka e bënë të dyshimtë vërtetësinë e këtij dokumenti, i cili po ashtu, nuk është dokument i plotë (ka mungesë të faqeve).   Zyra i rekomandon KQZ-së, refuzimin e kërkesës për akreditim të “Odbor za kontrolu i opservaciju-OKO” për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, tha Buzhala./Indeksonline/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.