KQZ me mesazh në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës
KQZ me mesazh në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 05.06.2026 | 15:25
Komisioni Qendror i zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 63-të në këtë vit, ku kryesuesi, Kreshnik Radoniqi, përcolli tek qytetarët mesazhin e institucionit në prag të zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 6 qershor në përfaqësitë diplomatike dhe më 7 qershor në vendvotime në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
 
“Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju ftoj që të merrni pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik dhe të ushtroni të drejtën tuaj kushtetuese për të votuar. KQZ ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve, duke siguruar që procesi i votimit të zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet demokratike dhe parimet e transparencës, integritetit dhe besueshmërisë”, tha Radoniqi.
 
Ai u bëri thirrja edhe anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, stafit zgjedhor dhe të gjithë personave të angazhuar në administrimin e zgjedhjeve që të kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar me përpikëri procedurat dhe rregullat zgjedhore.
 
“Për të garantuar një proces të qetë dhe të sigurt zgjedhor, KQZ-ja vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përgjegjëse, të cilat do të jenë të angazhuara gjatë gjithë procesit për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e qytetarëve”, bëri të ditur ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.