Është koha e orientimit të qartë europian të Kosovës, dhe jo e „sulltanizmit“ dhe „mullave“ në Parlament
Është koha e orientimit të qartë europian të Kosovës, dhe jo e „sulltanizmit“ dhe „mullave“ në Parlament 18.05.2026 | 12:00
Nga: Gjon Keka
 
Që pas vdekjes së presidentit vizionar dhe të urtë dr.Ibrahim Rugova, Kosova nuk ka patur më një dardan si ai që e kishte qëllimin e qartë të bërjes së Kosovës shtet demokratik, të lirë, europian dhe pjesë të familjes euroatlantike.
 
Ai ishte jo vetëm një dardan-arbëror i edukuar rrënjësisht ,me identitet të vërtetë dardan- arbëror europian dhe i ndriçuar e me vizion të qartë europian por edhe ishte një idealist e patritot i madh që mori frymëzimin nga figurat themeltare të kombit tonë sikur ishn: Gjergj Kastrioti,Pjetër Bogdani dhe Idriz Seferi.
 
U pa tepër qartë se pas vdekjes së tij Kosova nga një vend me mbështetje të madhe ndërkombëtare, e njohur dhe e bekuar që ishte në krah më ShBA dhe vendet mike europiane, ra në një pozitë të pafavorshme për shkak të pushtetarëve pa vizion, pa identitet të qartë kombëtar dardan-arbëror europian. Thënë më saktë Kosova humbte ditë për ditë mbështetjen e madhe që e kishte nga vendet mike dhe aleatët për shkak të politikave të gabuara dhe dritëshkurtëra të pushtetarëve dhe orientimit të gabuar e oriental-sulltanist.
 
Humbja e mbështetjes së madhe të miqeve e aleatëve të Kosovës ka ndodhë më së shumti viteve të fundit, nga pushtetarët e tanishëm, kjo u pa me rënien e besimit nga miqtë dhe mungesës së koordinimit me ta, sepse sikur dihet për të patur miq e aleatë duhet edhe të ketë besim reciprok, respekt e koordinim të ndërsjell për veprimet e përbashkëta ngase Kosova u bë e lirë, e pavarur fal ndihmës së madhe të vendeve mike si ShBA, NATO dhe vendeve tjera mike europiane, pra thënë më qartë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës janë projekte të përbashkëta shqiptaro-amerikano-europiane.
 
Pa këtë trekëndësh nuk do të kishte as Kosovë të lirë, as Kosovë të pavarur e as Kosovë që sot fal ndihmës së tyre ka arritë të njihet nga shumë vende, të anëtarësohet në shumë organizata ndërkombëtare dhe pritet anëtarësimi në NATO dhe integrimi në Bashkimin Europian.
 
Edhe anëtarësimi në NATO dhe integrimi në Bashkimin Europian nuk do të mund kurrë të realizohet pa mbështetjen vendimtare e të madhe të miqëve e aleatëve si ShBA, vendeve kryesore të NATO-s ,dhe miqëve të dëshmuar të disa nga shteteve me ndikim nga Bashkimi Europian.
 
Sidoqoftë duke parë këtë që u tha, tani Kosova si shtet gjendet në një pozitë të pafavroshme e aspak të mirë, ajo është bërë nga një vend i shpresës e me orientim të qartë europian kur ishte gjallë presidenti Rugova, sot në një vend me më pak shpresë, me rëshqitje nga orientimi europian në orientim sulltanist.
 
Kosova e cila sot po të kishte pushtetar vizionar do të ishte jo vetëm e zhvilluar, e forcuar si shtet, e bekuar me dorën ndihmëtare të ShBA dhe vendeve mike europiane që do t'i qëndronin pranë ,por edhe e anëtarësuar në organizata të rëndësishme europiane e botërore, në Këshillin e Europës, në NATO dhe në hapin e fundit të hyrjes në Bashkimin Europian,
 
Por sikur thash më lartë pas vdekjes së presidentit vizionar e historik dr.Ibrahim Rugova nuk patë një udhëhqës më atdheu ynë që do ta vazhdonte rrugën e natyrshme europiane të tij drejt rikthimit të Kosovës në familjen europiane,por mbeti në duar të ndryshme të papërgjegjshme, pa vizion e pa orientim të qartë europian ,sa që edhe sot me udhëheqjen e tanishme ajo po vuan sepse edhe pushtetarët e sotëm në Kosovë nuk kanë vizion, as orientim të qartë europian, por po e dëmtojnë edhe atë që është arritur në shtetin e Kosovës bashkë më miqtë ndërkombëtar dhe aleatët.
 
Dëmi që iu ka bërë kohëve të fundit Kosovës është se ajo po udhëhiqet nga njerëz pa vizion, pa urtësi, pa orientim të qartë, me tendenca për ta futë edhe ideologjinë fetare islamike brenda kuvendit e institucioneve tjera e që do të jetë edhe rreziku i dëmtimit në palcën kurrizore të kombit tonë, pastaj të kushtetutshmërisë dhe laicitetit në shtetin e Kosovës dhe shoqërinë e saj. Poashtu kohëve të fundit Kosova dhe politika e saj e gabuar nga të dy krahët pozitë e opozitë po prodhon kriza politike të njëpasnjëshme që dëmtojnë perspektivën dhe ndalin rrotën e zhvillimit të Kosovës si dhe pengojnë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe të integrimit në Bashkimin Europian.
 
Zgjedhjet e përsëritura për shkak të paaftësisë për të gjetur një zgjidhje apo arritë një kompromis , poashtu e dëmtojnë sistemin demokratike e politik të shoqërisë e shtetit të brishtë të Kosovës i cili ende nuk ka traditë të fortë demokratike e politike për të mbajtur mbi supe probleme pa mbështetjen e miqëve dhe aletëve sidomos rreziqeve nga ndikimet globale të krizave, të sigurisë dhe të stabilitetit vendor, rajonal e më gjerë. Me pak fjalë mund të thuhest se e vetmja e mirë që tani qytetarët e ndërgjegjshëm e syhapur mund t'ia bëjnë Kosovës si shtet është të mos i votojnë ata që e udhëhoqën deri më tani vendin pa vizion, pa orientim të qartë europian, që prodhuan kriza të panevojshme për shkak të paaftësisë jo vetëm për të gjetur zgjidhje e kompromis ,por edhe për të mbajtur shtet, që po i restaurojnë objektet e pushtuesit otoman(xhamitë dhe objektet tjera që janë simbole të pushtuesit), që po duan t'i futin brenda Parlamentit laik të shtetit të Kosovës „Mullat“ dhe individ me prirje radikale islamike ,kur dihet se po këta pushtetar të tanishëm arritën që t'i fusin në disa institucionet tjera individ me prirje ideologjike islamike dhe kjo është tepër e rrëzikshme për shtetin laik të Kosovës dhe të ardhmen e tij europiane.
 
Poashtu e vetmja e mirë që qytetarët e vetëdijshmë e syçel që mund t'ia bëjnë atdheut të tyre është të mos i votojnë ata që i shkatërrojnë urat e miqësisë me ShBA, vendet mike europiane ,por që i ruajnë dhe forcojnë edhe më shumë. Pastaj të mos votojnë ata që nuk e kanë dëshmuar veten se janë dardan-arbëror të vërtetë europian, por më dy fytyra ku natën sillen me mentalitet sulltanist e oriental, e ditën si europian.
 
Koha që Kosova të udhëhiqet nga njerëz që kanë identitet të qartë kombëtar europian, e janë patriot të vërtetë, e jo pushtetar të papërgjegjshëm, pa identit të qartë kombëtar europian, pa vizion dhe më dy fytyra.
 
Poashtu, është koha që të ketë njerëz që e duan lirinë,që respektojnë të drejtat themelore të njeriut, që e duan Kosovën jo si një vend me imazh sulltanist(islamik), por me imazh europian(Gjergj Kastriotian-Skënderbegian) dhe pjesë e natyrshme e familjes europiane./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave